Deputeti i PD ngre zërin për Mirditën: Një trevë me histori nuk mund të fshihet, mos guxoni ta prekni
Deputeti i PD, Gjin Gjoni, ka reaguar pas publikimit të la...
Deputeti i PD, Gjin Gjoni, ka reaguar pas publikimit të la...

Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka publikuar një letër të hapur drejtuar Luçiano Boçit, ku hedh akuza të forta ndaj drejtimit aktual të PD-së, duke kritikuar veçanërisht Flamur Nokën dhe kryetarin e partisë, Sali Berisha.
Spaho shprehet se ka qenë ndër zërat e parë brenda PD-së që ka kundërshtuar mënyrën e drejtimit të Flamur Nokës, të cilin e akuzon për arrogancë, nepotizëm, vendimmarrje arbitrare dhe shpërfillje ndaj kolegëve. Sipas tij, përplasjet me Nokën kanë qenë të vazhdueshme, duke kulmuar me largimin e tij nga drejtimi politik i qarkut të Korçës dhe, më pas, me atë që ai e cilëson si sabotim të kandidimit të tij në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.
Spaho pretendon se drejtuesit e PD-së kanë bërë fushatë kundër kandidaturës së tij në listën e hapur, me synimin që ai të mos ishte pjesë e Parlamentit. Ai shton se asnjë prej drejtuesve të partisë nuk reagoi ndaj mënyrës se si u realizua bashkimi me grupin e Lulzim Bashës apo ndaj humbjes së zgjedhjeve, për të cilën, sipas tij, nuk u mbajt asnjë përgjegjësi politike.
Spaho kritikon edhe funksionimin e brendshëm të Partisë Demokratike, duke deklaruar se proceset e votimit nuk kanë qenë të drejta që prej dhjetorit 2021 dhe se përzgjedhja e kandidatëve është bërë mbi baza nepotizmi, servilizmi dhe interesash personale, e jo mbi meritën apo kontributin politik.
Spaho i drejton një mesazh Luçiano Boçit dhe demokratëve të tjerë, duke i ftuar të flasin hapur për problemet e partisë dhe të mos heshtin përballë, sipas tij, degradimit të demokracisë së brendshme në PD.
Deklarata e plotë
I dashur Luçiano,
Kam qenë nga të parët në PD që jam ngritur kundër Mulizmit jo si filozofi politike, se kjo më bën të qesh kur mendoj Mulin filozof partiak, por si sjellje arrogante, shperfillese ndaj kolegeve, arbitrare ne cdo vendim, nepotiste, pa moral politik, shkeljes me kembe te kolegeve, nepermjet pretendimit per te qene syri dhe veshi i Berishes.
Vazhdimisht e kemi diskutuar kete ceshtje, sa nje koleg i nderuar pyeti me sarkazem, perse i hyme Rithemelimit, per te zevendesuar X me Mulin?
Sikurse e di, jam perplasur ashper me te ne kryesi te PD dhe grup parlamentar, per bashkimin pa princip me grupin e Lulit. Me pas, kur pa as me te voglin argument, me shkarkoi nga detyra e drejtuesit te qarkut Korce, vetem se nuk i pelqeja dhe i kishte dhene fjalen dikujt, me te cilin sot eshte armik, qe Spaho do ta shohe me dylbi drejtimin e qarkut Korce. Te njejten gje tentoi te beje me Luan Bacin por pa arritur ta nxjerre ne liste te hapur.
Te nesermen e debatit, kur e takova ne zyren e tij, me argumentoi qe menduan te me zevendesojne me Ivin sepse Permeti, qyteti nga vjen Ivi, eshte afer qarkut te Korces. A mund ta kundershtosh kete "argument" kur ke parasysh filozofin qe ta parashtron?
Per rreth dy vite, ne komunikimet direkte me te, kam kundershtuar sjelljen e tij prej harbuti, qe nuk pyeste per askend por vetem urdheronte se cfare duhej bere, kur merrte vendime duke mos informuar as drejtuesit e qarqeve pa le me ti konsultonte. Vetem filli na ndau nga perplasja fizike.
Per sjelljen e tij te papranueshme i kam shkruar Sali Berishes me dhjetra here. Me mbajti me gajret se gjerat do zgjidhen ne me te miren e mundeshme.
Problemet u zgjidhen duke me larguar mua nga politika, sipas perbetimit te Mulit ne kafet e Tiranes, megjithese kisha kontribute te pakten te barabarta me te gjithe te tjeret qe mbeshteten Rithemelimin dhe mbeten ne politike me garanci nga Berisha.
Per me teper, PD me sabotoi fushaten personale per zgjedhjet e 11 Majit 2025 ne liste te hapur. Nuk ka ndodhur kurre ne PD qe Muli dhe drejtuesi i qarkut te bejne fushate kunder kolegut te tyre qe te mos jete ne Parlament.
Asnje nga ju nuk foli ne ate kohe. Askush nuk foli se si u be bashkimi dhe si u poshteruan njerezit e Rithemelimit, ata qe renden te paret per te mbeshtetur Berishen dhe premtimin e tij per nje parti te vertete demokratike. Sejcili pa rehatin e tij.
Por nuk folet as kur humbem zgjedhjet ne menyre te turpshme me 300 mije vota diference. Asnje analize nuk u be, asnje nuk mbajti pergjegjesi. Vetem une dhashe doreheqje nga funksionet qe kisha, megjithese pergjegjesia per humbjen fillonte nga Berisha dhe ata qe ishin ne udheheqje.
Perse nuk u zbatua statuti per doreheqjen e Kryetarit, perse nuk folet dhe nuk u ngritet per te mbrojtur demokracine ne parti?
Sot po provoni ne kurriz ate qe kalova une me pa te drejte.
Votimi nuk eshte i paster thua. Nuk ka qene asnjehere qe nga Dhjetori i 2021. Si mund te jete i paster kur LDG dhe FRDP kontrollojne 60% te votave ne Keshillin Kombetar. E kupton Luciano, organizatat partnere percaktojne kush duhet ta drejtoje PD. Kjo procedure e turpshme filloi me Rithemelimin dhe "miqte" e tu ta kane futur sipas porosise qe ju eshte dhene. Me dhimbje vella me dhimbje, siç thoshte Kadareja.
Keshtu do te ndodhte, sepse kur ishte e domosdoshme askush nuk ngriti zerin qe listat per deputete nuk po hartoheshin mbi meriten, mbi sakrificat e cdo njerit, rezultatin e primareve dhe punen e bere me emigrantet, por mbi nepotizem, tarafe, premtime financiare, servilizem.
Cdo njeri pa interesin e tij personal, mjaftonte te ishte vete ne liste te mbyllur, pa me pas le te behej qameti. Sot te ra radha ty te penalizojne pa te drejte megjithese fitove ne Shkoder dhe nuk ta diti njeri.
Ngushellohu qe nuk je as i pari as i fundit ne PD e Berishes. Sot, pothuaj te gjithe te Rithemelimit ngrohen ne diell. Ne zgjedhjet e ardheshme do likujdohen edhe ata pak qe kane mbetur ende ne politike.
Ne se vertet ju dhimbset PD hapeni gojen, flisni per mocalin qe eshte aty, si zgjidhen dhe promovohen njerezit, si rrezohen ata qe guxojne te ngrene probleme dhe nuk bien dakord me ato qe thote Berisha dhe Muli i tij kur e kane gabim. Gervishteni plagen qe te dale e verteta.
Mos shikoni interesin tuaj personal me mendimin qe mjafton ta keni mire me Berishen per vehten tuaj.
Mos pranoni te ofendoheni qe ekipi drejtues aktual eshte me i miri qe ka pasur PD qe nga krijimi i saj. Te gjithe ekipin e sotem ta mbledhesh se bashku, nuk behen as sa çereku i Pjeter Arbnorit qe beri 28 vjet burgjeve te komunizmit.
Luciano, Berisha nuk do njeri, prandaj mos u merzit qe te largoi. Ai do vetem vehten e tij. As Mulin nuk e do, por sot Muli i ofron ate qe ti dhe une nuk mundemi ta bejme.
Ngrijeni zerin nese vertet e doni PD./ CNA
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar p...
Në aktivitetin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, k...
Kryeministri Edi Rama, gjatë bashkëbisedimit me përfaqësue...
Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në aktivitetin e p...
Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka reaguar për emërimin e kryem...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klos...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Gazetari Lutfi Dervishi komentoi sot protestën qytetarë ku...
Ish-ministri Arben Malaj tha sot se kufizimi i pushtetit a...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ngriti ...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klos...
Zgjedhjet e zhvillura dje në Këshillin Kombëtar të Partisë...
Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi, ka reaguar sot pasi...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot për herë të parë pas ...
Bashkëkryetari socialist i Komisionit për Reformën Adminis...
Këtë të enjte, në seancën plenare që nisi që prej orës 10:...
Dje është zhvilluar mbledhja e dytë e Këshillit Kombëtar, ...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, aku...
Procesi i reformës zgjedhore do të vijojë edhe në muajt e ...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, i është kundërpërgj...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...