web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deputeti i PD ngre zërin për Mirditën: Një trevë me histori nuk mund të fshihet, mos guxoni ta prekni

18 Korrik 2026, 08:30, Aktualitet CNA

Deputeti i PD ngre zërin për Mirditën: Një trevë me

Deputeti i PD, Gjin Gjoni, ka reaguar pas publikimit të lajmit se Bashkia Mirditë është mes 14 bashkive që mund të preken nga një riorganizim territorial.

Gjoni shprehet kundër çdo nisme për shkrirjen e Bashkisë Mirditë, duke e cilësuar një vendim të tillë si cenim të historisë dhe identitetit të kësaj treve. Deputeti i Partisë Demokratike u bën thirrje mirditorëve të bashkohen përtej ndasive politike dhe shoqërore për të kundërshtuar çdo ndryshim që, sipas tij, cenon identitetin e trevës.

“Mos guxoni të prekni Mirditën…

Jam i skandalizuar kur pashë se mes 14 bashkive që rrezikojnë shkrirjen është edhe Bashkia e Mirditës.

Nuk e kam idenë se kush është ajo mendje djallëzore që ka vendosur të shkrijë një trevë që, ndër shekuj, ka qenë simbol i qëndresës dhe rezistencës në emër të shqiptarizmës.

Të zhdukësh nga harta Mirditën e Abatit dhe të Fishtës, që i dhanë Shqipërisë alfabetin, të zhdukësh nga harta Mirditën e Gjomarkajve dhe të dyerve të mëdha, djemtë e të cilave dhanë jetën nga Çamëria deri në Mollën e Kuqe, është një krim që historia nuk do t’ia falë askujt që hedh firmën për këtë.

Ftoj mirditorët t’i lënë mënjanë ndasitë përballë kësaj ndyrësie dhe të angazhohen që kjo të mos realizohet.

Si deputet i Qarkut Lezhë, do të angazhohem që kjo të mos ndodhë dhe dera ime është e hapur për këdo që mendon se Mirdita nuk duhet të cenohet”, shkruan deputeti./ CNA





Lajmet e fundit nga