web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dita e 48 e protestës/ Thirrje për mobilizim përpara Kuvendit më 23 korrik

17 Korrik 2026, 21:01, Aktualitet CNA

Dita e 48 e protestës/ Thirrje për mobilizim përpara Kuvendit

Protesta qytetare kundër qeverisë ka vijuar ditën e 48-të radhazi para Kryeministrisë, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Pavarësisht vazhdimësisë së tubimeve, dita e 48-të u karakterizua nga një pjesëmarrje më e reduktuar e qytetarëve në krahasim me ditët e mëparshme.

Megjithatë, organizatorët kanë shfrytëzuar këtë moment për të theksuar se 23 korriku është një ditë vendimtare për tubimin e tyre.

Për atë datë, protestuesit kanë planifikuar që të zhvendosen përpara godinës së Kuvendit, për të qenë të pranishëm gjatë zhvillimit të seancës së fundit parlamentare.

Përmes thirrjeve të mbajtura nga podiumi, organizatorët kanë kërkuar angazhim maksimal dhe mobilizim të qytetarëve, duke hedhur poshtë idenë e shkëputjes për pushimet verore./ CNA

 





Lajmet e fundit nga