web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Këlliçi: CDI solidarizohet me opozitën dhe protestuesit, mbështet kërkesat e popullit shqiptar

17 Korrik 2026, 12:35, Aktualitet CNA

Këlliçi: CDI solidarizohet me opozitën dhe protestuesit,

Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi ka dalë në një deklaratë për mediat nga selia blu, ku tha se organizata ndërkombëtare e qendrës së djathtë, CDI ka dalë me një deklaratë për situatën në Shqipëri

Këlliçiu shpreh se në deklaratë, CDI shpreh solidaritetin me opozitën dhe me qytetarët që prej më shumë se 45 ditësh protestojnë kundër qeverisë.

Ndër të tjera në deklaratë CDI i bën thirrje autoriteteve shqiptare të angazhohen në një dialog të mirëfilltë demokratik, të zbatojnë rekomandimet ndërkombëtare për reformën zgjedhore, të garantojnë kushte të barabarta për konkurrencën politike dhe të ndalin çdo formë intimidimi apo presioni ndaj protestuesve paqësorë, gazetarëve dhe shoqërisë civile

Deklarata e plotë:

Organizata ndërkombëtare e qendrës së djathtë, më e madhja në botë, Centrist Democrat International CDI, me 115 parti anëtare që përfaqësojnë 83 shtete të botës, ku mes tyre bën pjesë dhe PDSH, zhvilloi punimet e Asamblesë së Përgjithshme në Bruksel.

Delegacioni i PDSH, i kryesuar nga Kryetari Sali Berisha, informoi Asamblenë mbi zhvillimet aktuale në Shqipëri, protestën epike qytetare që tashmë ka hyrë në ditën e 48 në shesh, si dhe kërkoi ngritjen e një grupi pune për të dokumentuar lidhjet e qeverisë shqiptare me krimin e organizuar dhe kartelet e drogës, një kërkesë e cila u mirëprit menjëherë pozitivisht, së bashku me propozimin për zhvillimin e një konferencë ndërkombëtare për narkoshtetin në Shqipëri.

Pas njohjes me aktualitetin në vendin tonë dhe zhvillimet më të fundit, si dhe pas mbështetjes permanente me një sërë rezolutash mbi farsën elektorale të 11 majit 2025, kjo organizatë miratoi një deklaratë mbi situatën në Shqipëri, si më poshtë vijon:

Deklaratë e CDI-së për Situatën në Shqipëri.

Internacionalja Demokrate e Qendrës (CDI),

– Shpreh shqetësimin e saj të thellë për përkeqësimin e vazhdueshëm të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe institucioneve demokratike në Shqipëri, siç pasqyrohet në raportet dhe vlerësimet e fundit ndërkombëtare.

– Shpreh solidaritetin e saj me opozitën demokratike dhe me mijëra qytetarë shqiptarë, veçanërisht me të rinjtë e shumtë, të cilët prej më shumë se 45 ditësh protestojnë në mënyrë paqësore në mbrojtje të demokracisë, transparencës, shtetit të së drejtës, mbrojtjes së mjedisit, të drejtës së pronës dhe të ardhmes evropiane të Shqipërisë.

– Rikonfirmon se e drejta për protestë paqësore, liria e shprehjes dhe pjesëmarrja politike janë liri themelore demokratike që duhet të respektohen dhe të mbrohen plotësisht.

– I bën thirrje autoriteteve shqiptare të angazhohen në një dialog të mirëfilltë demokratik, të zbatojnë plotësisht rekomandimet ndërkombëtare për reformën zgjedhore dhe forcimin e shtetit të së drejtës, të garantojnë kushte të barabarta për konkurrencën politike dhe të ndalin çdo formë intimidimi apo presioni ndaj protestuesve paqësorë, gazetarëve dhe shoqërisë civile.

– Rikonfirmon angazhimin e palëkundur të CDI-së për të mbështetur popullin shqiptar në përpjekjet e tij për demokraci, pluralizëm, shtetin e së drejtës dhe vlerat e CDI-së. /CNA





Lajmet e fundit nga