web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“O klasë e kalbur politike”/ Protestuesja, mesazh qeveritarëve: Nuk largohemi, pa rini nuk ka Shqipëri

16 Korrik 2026, 20:37, Aktualitet CNA

“O klasë e kalbur politike”/ Protestuesja, mesazh

Një nga fjalimet e mbajtura këtë të enjte para Kryeministrisë ishte edhe ai i një të vajze të re, që merrte pjesë sot në protestën e 47-të kundër qeverisë.

Duke folur para qytetarëve të tjerë të pranishëm, protestuesja e cilësoi si të kalbur klasën politike shqiptare.

Më tej, e reja ndau një mesazh drejtuar politikanëve, se të rinjtë janë e ardhmja e vendit dhe për këtë arsye nuk duhet të largohen nga lodhja që i ka shkaktuar vendimmarrja politike e tyre.

“Sot janë bashkuar të gjithë, të rinj e të reja. Studentët janë veshur me pelerinat e diplomimit dhe kanë një mesazh për të gjithë ju. Po mendoni se jemi lodhur dhe do të largohemi edhe ne. O ju të dashur qeveritarë, klasë e kalbur politike, po jua rikujtojmë edhe një herë: ne do të qëndrojmë, nuk do të largohemi. Nëse e ardhmja e Shqipërisë është në Shqipëri, pa rini nuk ka Shqipëri”,-tha e reja./CNA

 





Lajmet e fundit nga