web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pas pezullimit/ Gjykata Administrative rikthen në detyrë dekanen e Fakultetit të Drejtësisë

16 Korrik 2026, 15:58, Aktualitet CNA

Pas pezullimit/ Gjykata Administrative rikthen në detyrë dekanen e

Gjykata Administrative ka vendosur të rikthejë në detyrë dekanen e Fakultetit të Drejtësisë, Dorina Hoxha.

Kjo e fundit u pezullua përkohësisht nga detyra më 20 maj të këtij viti, me një vendim të rektorit të Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha.

Sipas vendimit të firmosur në atë kohë, pezullimi lidhej me interesin e shprehur nga pedagogia Hoxha për t’u përzgjedhur si anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Ndërsa sot, Gjykata urdhëroi kthimin në detyrë të dekanes dhe deklaroi se ky vendim hyn në fuqi menjëherë./CNA

 





Lajmet e fundit nga