"Mirëqenia gjyqësore"/ Engert Pëllumbi: Ndërgjegjësimi demokratik i një shteti tregohet te mënyra si i trajton gjyqtarët
Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme, Engert Pëllumbi ka mbajtur...
Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme, Engert Pëllumbi ka mbajtur...
Prej më shumë se dy muajsh, fshati Boshanj në Bashkinë Kolonjë po përballet me një situatë që banorët e cilësojnë katastrofike. Tufa të mëdha karkalecësh kanë pushtuar arat, kopshtet dhe pemëtaritë, duke dëmtuar pothuajse çdo kulturë bujqësore. Jonxha, perimet, drithërat, rrushi, lajthitë dhe bimët foragjere janë ndër kulturat më të prekura.
Thonë se dëmet janë të mëdha dhe se rrezikojnë të mbeten pa prodhim për familjet dhe pa ushqim për bagëtinë gjatë dimrit. Ata shprehen se ky është viti i tretë radhazi që përballen me të njëjtin problem, ndërsa pretendojnë se ndërhyrjet e deritanishme nuk kanë dhënë rezultat. Banorët kërkojnë që institucionet të ndërhyjnë menjëherë për të frenuar përhapjen e karkalecit dhe të vlerësojnë dëmet e shkaktuara.
Njëri prej banorëve, Ylli Myrteza, tregon se dëmet janë përhapur në pothuajse të gjitha kulturat bujqësore dhe shprehet se, nëse situata vazhdon, do të humbasë edhe prodhimin e lajthive. Ai thotë se banorët kanë kërkuar ndihmë, por, sipas tij, deri tani nuk kanë marrë zgjidhje.
“Këtu është vërtet gjendja kritike me punën e karkalecit. Është viti i tretë këtë radhë që neve po na bëhet ky dëm. Ka bërë dëm shumë të madh. Nuk na ka lënë me patate, me speca, me kunguj, domethënë gjithë këto çfarë janë perimet e periudhës së tanishme, janë shkrirë. Tani ka filluar fletët e rrushit, po dhe lajthinë. Unë kam 500 rrënjë lajthi këtu. Dëmi do të jetë kolosal. Prandaj duam ndihmë nga shteti të ndërhyjnë, se nuk është gjë e pakët kjo. Punon gjithë jetën, punon gjithë periudhën edhe të ikë kështu, është e vështirë. Bashkia nuk ka ardhur asnjëherë, vetëm këta të bujqësisë së Korçës, bile ata erdhën këtu dhe thanë: 'Ju duhet të merreni me bashkinë këtu'. Bashkia nuk ka ardhur asnjëherë. Vetëm këta të bujqësisë së Korçës kanë ardhur dy herë, kanë sjellë dhe për të spërkatur një a dy herë, edhe asnjë efekt nuk ka bërë. Ja ju e shihni dhe vetë”, është shprehur Myrteza.
Fermerët tregojnë se dëmi nuk kufizohet vetëm te prodhimet që shiten në treg, por prek edhe rezervat ushqimore që familjet përgatisin për dimër. Ata shprehen se janë të shqetësuar edhe për mungesën e bazës ushqimore për bagëtinë, pasi, sipas tyre, karkaleci ka dëmtuar edhe sipërfaqe të tëra me jonxhë dhe barishte.
Me tone të ashpra, Agron Myrtezaj shpreh pakënaqësinë ndaj institucioneve vendore, duke pretenduar se nuk ka pasur reagim ndaj situatës dhe se banorët kanë mbetur të vetëm përballë dëmeve.
“Karkalecin e zhduk po erdhi karkaleci vetë, kryetari i bashkisë. Nuk na ka lënë gjë, të vini te shtëpia, nuk hyn dot në shtëpinë time. Të tëra gjërat, me jonxhë, tërshërat, misrat, fasulet i mbaroi të tëra. Nuk ka mbetur gjë tani, çfarë t’ju them unë? I ka prishur po, ajo edhe për 10 ditë nuk lë gjë. Këtu kërkohet dëmshpërblim nga të gjithë këta që kanë mbjellë shumë, se ku mund ta gjejnë zahirenë e blegtorisë e të tëra ato. Neve nuk duam gjë tjetër, nga dy pleq për shtëpi jemi, një bukë në tri ditë duam. Po këta të kenë turp që nuk angazhohen, vjen kryetari i bashkisë këtu atëherë kur s’duhet edhe tani nuk del fare. Vajta unë me vëllanë atje. Edhe kur vemi që na pret në bashki, na nxjerr të tërëve përjashtë dhe na thotë ‘çfarë keni?’. Ai të presë një herë në zyrë, mor! Kemi pasur kryetar bashkie po kanë qenë të nderuar për neve këtu. Po ky është fytyra më e poshtër që ekziston. Nuk ta them unë, po do ta thonë të tërë këtë. Ky është për t’i rënë fizarmonikës, për të fotografuar. Ne mbaruam si njerëz, turpi i botës, gjynah Perëndia, për këta pleq që kanë mbetur këtu. Për juve kemi respekt. Ju faleminderit shumë që vini. Po kemi një kryetar që e ka marrë nga lodrat Edi Rama dhe e ka sjellë këtu. Ai është tamam si ai që ha bananet, ai majmuni, ja po ta them burri-burrit, majmuni”, shton Myrtezaj.
Edhe banorët e tjerë thonë se situata po bëhet çdo ditë e më e rëndë. Ata shprehen se nuk dinë si do të përballojnë dimrin, pasi prodhimet që siguronin për konsum familjar dhe për bagëtinë janë dëmtuar pothuajse plotësisht.
Luljeta Halili tregon se familjet e fshatit jetojnë kryesisht me pensione dhe me të ardhurat nga bujqësia. Sipas saj, dëmtimi i kulturave i vendos ata përballë vështirësive të mëdha ekonomike.
“Në radhë të parë ju faleminderit për thirrjen që bëmë dhe na u përgjigjët. Dje ju thirrëm, sot erdhët këtu. E dyta është puna e karkalecit se kemi me hektarë të mbjellë jonxhë dhe prodhime drithëra e të tjera, dhe asgjë nuk kemi për të futur brenda. Po mundohemi tani ta mbrojmë nëpër kopshtet që kemi, ndonjë domate, ndonjë piperkë, fruta-perimet që i kemi të tëra, për të ndalë tërë dimrin dhe beharin bashkë. Ku do të vemi ne? Me një pension që kemi ne të vogël, t’ua marrim zahire për blegtorinë, t’u marrim ushqime për veten tonë, apo për fëmijët? Nuk e dimë se si t’ia bëjmë. E thirrëm bashkinë, erdhi, iu bëri ilaç. Se çfarë ilaçi ishte, o vëlla, a për të shtuar, a për të pakësuar, nuk e kuptoj. Sepse, po të ishte për të pakësuar, nuk do të ishin shtuar kaq. Po t’u vesh parcelave, që në fund të fshatit dhe deri në krye që bashkohemi me fshatin Mësar absolutisht asgjë s’ka, vetëm dushk ka mbetur. Edhe dushkut do t’i vejë avash-avash”, shprehet Halili.
Sipas Dashamir Halilit, spërkatjet e kryera deri tani nuk kanë dhënë asnjë rezultat dhe sipërfaqet e dëmtuara vazhdojnë të shtohen.
“Ne në fshatin Boshanj kemi problemin me karkalecin. Ka dy muaj që ka rënë. Erdhi, i bëri spërkatjet bashkia, por nuk dha rezultat. Ajo u shtua më shumë. Ne s’na ka lënë bimët, jonxhën, kopshtet i ka grirë. Prandaj duam një zgjidhje nga bashkia. Dëmi ynë është me hektarë, me hektarë janë jonxhat, barërat”, tha ai.
Ndërkohë, Engjëll Bako thotë se karkalecët kanë hyrë edhe në banesa, ndërsa kërkon praninë e institucioneve në terren për të parë nga afër situatën.
“Problemi është të ikë karkaleci. Neve na hyri në dhomë, flemë me karkalecin ndonjëherë. Çfarë do të bëjmë tani? Ku të mbahemi ne? Duhet kryetari i komunës të mos më rrijë në Ersekë, po të vijë këtu. I themi, ai nuk vjen. Ka ikur në plazh. Nuk na la gjë prej gjëje. Të tëra perimet ikën. Ne ato mbajmë për dimër. Shkarpa e futëm barin. Bagëtia do të hanë këtë, po hëngrën, hëngrën, çfarë do të bëjmë ne? Asnjë s’ka shkelur këtu. I kanë lajmëruar dhe nuk kanë ardhur. Nuk e di se çfarë mendje ka”, tha Bako.
Banorët e Boshanjit kërkojnë ndërhyrje urgjente të institucioneve përgjegjëse për të frenuar përhapjen e karkalecit, vlerësimin zyrtar të dëmeve dhe mbështetje financiare për fermerët e prekur. Ata paralajmërojnë se, nëse situata vijon me këto ritme, pasojat do të ndikojnë jo vetëm në ekonominë e familjeve, por edhe në prodhimin bujqësor të gjithë zonës. /CNA
Familja e Martin Canit, i cili u vra me thikë nga bashkëmo...
Ditën e sotme mbahet protesta e 48-të radhazi kundër qever...
Ashtu siç paralajmëruan rreth dy muaj më parë, kompanitë e...
Mijëra qytetarë po marshojnë nëpër Tiranë edhe në ditën e ...
Mjeku i njohur kardiokirur, Edvin Prifti, ka njoftuar se k...
Mijëra qytetarë janë grumbulluar edhe këtë të enjte për pr...
Një nga fjalimet e mbajtura këtë të enjte para Kryeministr...
Protestuesit që mbajnë fjalimet e tyre para Kryeministrisë...
Qytetarët kanë arritur në ditën e 47-të të protestës kundë...
Mijëra qytetarë që janë mbledhur sot në qendër të kryeqyte...
Këtë të enjte po mbahet në Tiranë protesta qytetare e 47-t...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ndarë sot të dhënat nga ...
Kryeqyteti i vendit duket se do t’i nënshtrohet një kapitu...
Gjykata Administrative ka vendosur të rikthejë në detyrë d...
Gjykata e Lartë ka vendosur të rrëzojë rekursin e ish-zëve...
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ka...
Pasi u shkarkua nga çdo post i rëndësishëm dhe mbeti thjes...
Partia Demokratike ka bojkotuar edhe seancën e sotme në Pa...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në sean...
Godina e Kuvendit të Shqipërisë sërish është blinduar nga ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Një person është arrestuar në Përmet, pasi kishte përshtat...
Një oficer policie raportohet se është dhunuar një natë më...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi dënimin me 28 ...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Viktor Orban-i kishte marrë masa për rastin kur do të humb...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...