web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mjeku Edvin Prifti merr miratimin e Komunitetit Europian për prodhimin e “Spike Protect”

16 Korrik 2026, 21:23, Aktualitet CNA

Mjeku Edvin Prifti merr miratimin e Komunitetit Europian për prodhimin e

Mjeku i njohur kardiokirur, Edvin Prifti, ka njoftuar se ka marrë miratimin rregullator të Komunitetit Europian për prodhimin e produktit mjekësor “Spike Protect”.

Siç njofton Prifti përmes një postimi në rrjetet sociale, bëhet fjalë për një molekulë biologjike që sipas tij, synon ta bëjë të padëmshme për organizmin e njeriut proteinën Spike të prodhuar nga Covid-19.

Mjeku shprehet se ky produkt pritet të dalë në tregun europian në javët e ardhshme.

"Te nderuar miq,
Pas nje pune disa vjecare me se fundmi vjen aprovimi rregullator i Komunitetit Europian i Spike Protect (emri i produktit qe kam zgjedhur), nje mishele biologjike e ideuar prej meje, per ta bere proteinen Spike e cila prodhohet nga Covid19 si dhe nga vete vaksinat te pademshme per organizmin e njeriut. Pasi mora aprovimin e kesaj patente Ju bej me dije qe ajo i eshte dhene industrise gratis dhe pa asnje pagese ndaj meje!
Mijera me kane pyetur per kete produkt, por nuk mund ta sugjeroja pa ardhur ky aprovim perfundimtar.
Tani duhet edhe pak jave dhe ky produkt i quajtur Spike Protect do te jete i pranishem ne te gjithe tregun europian dhe sigurisht edhe ne Shqiperi. Shpresoj qe te parandalojme sa me shume komplikacionet e vaksinave si dhe vete Covid19 per ata qe kane kaluar long Covid.
Falenderoj perzemersisht Zion Pharmaceutical dhe Martinez Nieto S.A. per impenjinim ne kete partneritet dhe vecanerisht per plotesimin e kerkeses sime te vecante qe kostoja e produktit te jete sa me e lire ne menyre qe gjithkushi ta administroje!",-shkruan Prifti./CNA 





Lajmet e fundit nga