web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ministeriali në Uashington/ Hoxha: Shqipëria po zhvillon qëndrueshmëri kundër kërcënimeve hibride

17 Korrik 2026, 10:42, Aktualitet CNA

Ministeriali në Uashington/ Hoxha: Shqipëria po zhvillon

Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, ka marrë pjesë në Ministerialin mbi rikthimin e terrorizmit politik, të thirrur nga Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ministeriali në Uashington/ Hoxha: Shqipëria po zhvillon

Në Ministerialin ku ishin të pranishëm përfaqësues nga më shumë se 60 vende, Hoxha theksoi se ekstremizmi politik dhe përdorimi i dhunës për të arritur objektivat politikë përbëjnë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj vetë demokracisë.

"Qëndrimi i Shqipërisë është i qartë: në një demokraci, nuk ka as vend dhe as justifikim për dhunën si mjet politik. Historia jonë na kujton këtë lloj rreziku. Dikur një diktaturë brutale komuniste, që jetonte në një botë pa dritë dhe pa shpresë, sot si një demokraci e vendosur, një aleate e përkushtuar e NATO-s, një vend kandidat për t'u bashkuar së shpejti me Bashkimin Europian dhe një partner i ngushtë i Shteteve të Bashkuara, ne në Shqipëri e dimë çmimin e lirisë dhe rëndësinë e mbrojtjes së vlerave demokratike të fituara me mund", deklaroi Hoxha.

Ministri u shpreh se duhet theksuar qëndresa demokratike, luftuar manipulimi dhe ndërhyrja e informacionit të huaj. Ai u ndal gjatë fjalës së tij edhe në sulmet e vazhdueshme kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë.

"Duke u përballur me sulme të vazhdueshme kibernetike dhe hibride nga Irani, Shqipëria ka zhvilluar qendruëshmëri dhe aftësi të konsiderueshme, një fushë ku vigjilenca dhe investimi i vazhdueshëm janë thelbësore", tha ai.

Ai shtoi më tej se bashkëpunimi ndërkombëtar është i domosdoshëm.

"Në botën e sotme të ndërlidhur, asnjë vend nuk është imun. Demokracitë flasin të njëjtën gjuhë. Prandaj, ato duhet të bashkëpunojnë më ngushtë, të ndajnë informacion, të shkëmbejnë praktikat më të mira dhe të mobilizojnë të gjitha mjetet e disponueshme për të adresuar sfidat e përbashkëta që kërcënojnë sigurinë tonë, institucionet tona dhe mënyrën tonë demokratike të jetesës", përfundoi Hoxha. /CNA





Lajmet e fundit nga