Trafik droge dhe organizatë kriminale/ Arrestohen në Durrës dy të kërkuarit ndërkombëtarisht
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...

Ligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” pritet t’i japë Guvernatorit dhe zëvendësguvernatorëve të Bankës së Shqipërisë imunitet nga arrestimi.
Sipas nenit 72 të projektligjit të hartuar nga Banka e Shqipërisë dhe të hedhur zyrtarisht për konsultim nga Ministria e Financave, Guvernatori dhe Zëvendësguvernatorët nuk mund të arrestohen ose të privohen nga liria në ndonjë formë, as t’i nënshtrohen kontrollit personal apo të banesës, pa autorizimin e Gjykatës Kushtetuese. Përjashtim bëjnë vetëm rastet kur ata kapen në flagrancë ose ndërsa janë në ndjekje menjëherë pas kryerjes së një krimi.
Për të mundur për të arrestuar apo për të kontrolluar banesën e zyrtarëve të mësipërm, prokurori i çështjes duhet të kërkojë menjëherë autorizimin e Gjykatës Kushtetuese.
Projektligji parashikon se Gjykata Kushtetuese duhet të marrë vendim për autorizimin brenda dy javëve nga data kur i paraqitet çështja. Në rast se Gjykata Kushtetuese nuk vendos brenda këtij afati kohor, kërkesa për autorizim do të konsiderohet e refuzuar.
Një mbrojtje e tillë ligjore për Guvernatorin nuk është e zakonshme në shumicën e legjislacioneve të Europës dhe Bashkimit Europian. Për shembull, në Gjermani, Itali, Francë, Belgjikë, Britaninë e Madhe etj. Guvernatori i Bankës Qendrore mund të arrestohet pa kërkuar autorizimin e ndonjë institucioni tjetër kombëtar.
I vetmi imunitet që gëzojnë Guvernatorët lidhen me funksionet e tyre si anëtarë të Këshillit Drejtues të Bankës Qendrore Europiane (për vendet anëtare të BE-së). Në këtë rast, prokuroria duhet të kërkojë autorizimin e Bankës Qendrore Europiane, por vetëm për akuza që lidhen me funksionet si anëtarë të Këshillit të ECB-së dhe jo për akuza që lidhen me veprime të sferës private, si, për shembull, akuzat për korrupsion.
Shqipëria ka një precedent me arrestimin e Guvernatorit në detyrë.
Në shtator 2014, Guvernatori Ardian Fullani u arrestua me akuzën e shpërdorimit të detyrës, pas skandalit të përvetësimit të 713 milionë lekëve në Departamentin e Emisionit të Monedhës, në Bankën e Shqipërisë. Megjithatë, në përfundim të procesit gjyqësor ai u shpall i pafajshëm për akuzat e ngritura nga Prokuroria. Pas shpalljes së pafajësisë, Fullani fitoi në gjyq edhe dëmshpërblim financiar për shkarkimin e tij nga detyra.
Ndërkohë, në vitin 1993, një tjetër Guvernator i Bankës së Shqipërisë, Ilir Hoti, u arrestua me akuzën e shpërdorimit të detyrës, por arrestimi u bë pak muaj pas largimit nga posti.
Aktualisht, legjislacioni shqiptar njeh imunitet për Presidentin e Republikës, Kryeministrin, ministrat, deputetët dhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.
Për shumicën e këtyre funksionarëve, autorizimi për heqjen e imunitetit jepet nga Kuvendi. Përjashtim bën Presidenti, për të cilin vendimi i Parlamentit duhet të konfirmohet nga Gjykata Kushtetuese dhe gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, për të cilin autorizimi duhet të jepet po nga ky institucion.
Projektligji i propozuar “Për Bankën e Shqipërisë” ia jep të drejtën për të autorizuar arrestimin e Guvernatorit Gjykatës Kushtetuese, duke e shmangur Kuvendin nga ky proces. /Monitor
Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, ka marrë pjesë në Ministe...
Gazetari dhe analisti Mentor Kikia ka folur sot lidhur me ...
Prej më shumë se dy muajsh, fshati Boshanj në Bashkinë Kol...
Familja e Martin Canit, i cili u vra me thikë nga bashkëmo...
Ditën e sotme mbahet protesta e 48-të radhazi kundër qever...
Ashtu siç paralajmëruan rreth dy muaj më parë, kompanitë e...
Mijëra qytetarë po marshojnë nëpër Tiranë edhe në ditën e ...
Mjeku i njohur kardiokirur, Edvin Prifti, ka njoftuar se k...
Mijëra qytetarë janë grumbulluar edhe këtë të enjte për pr...
Një nga fjalimet e mbajtura këtë të enjte para Kryeministr...
Protestuesit që mbajnë fjalimet e tyre para Kryeministrisë...
Qytetarët kanë arritur në ditën e 47-të të protestës kundë...
Mijëra qytetarë që janë mbledhur sot në qendër të kryeqyte...
Këtë të enjte po mbahet në Tiranë protesta qytetare e 47-t...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ndarë sot të dhënat nga ...
Kryeqyteti i vendit duket se do t’i nënshtrohet një kapitu...
Gjykata Administrative ka vendosur të rikthejë në detyrë d...
Gjykata e Lartë ka vendosur të rrëzojë rekursin e ish-zëve...
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ka...
Pasi u shkarkua nga çdo post i rëndësishëm dhe mbeti thjes...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Një person është arrestuar në Përmet, pasi kishte përshtat...
Një oficer policie raportohet se është dhunuar një natë më...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi dënimin me 28 ...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Viktor Orban-i kishte marrë masa për rastin kur do të humb...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...