“E shite apo s’e shite vilën në Itali?”/ Balla shënjestron Shehajn: Mos e nxjerr Kadastra italiane që e ke ende
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...

Kompania SORI-AL përmes një deklarate zyrtare bën me dije se pas përfundimit të të gjitha verifikimeve zyrtare, rezulton se asnjë institucion nuk ka konfirmuar një përfundim se helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë lidhet me SORI-AL.
Por në deklaratë theksohet se, dëmi ndaj reputacionit të kompanisë është bërë dhe nuk mund të zhbëhet me një procesverbal apo një njoftim administrativ.
SORI-AL nënvizon se QSUT ka konfirmuar se asnjë pacient nuk është diagnostikuar me helmim ushqimor dhe se nuk ekziston asnjë raport mjekësor që ta lidhë gjendjen e pacientëve me konsumimin e ushqimit të gatuar nga SORI-AL.
Kompania shton se, ISUV rezultoi negativ për kampionet e ushqimit të marra gjatë kontrollit zyrtar, rezultat i konfirmuar edhe nga analizat e laboratorit privat të akredituar. Inspektorati Shtetëror Shëndetësor nuk konstatoi asnjë shkelje ligjore, Instituti i Shëndetit Publik konfirmoi se nuk kishte kryer analiza laboratorike të ushqimit, ndërsa Autoriteti Kombëtar i Ushqimit e mbylli procedurën pa konstatuar shkelje dhe lejoi vijimin normal të aktivitetit të shoqërisë. Edhe të dhënat klinike tregojnë një panoramë krejt tjetër nga ajo që u krijua në opinion publik.
Kompania SORI-AL ngre shqetësimin duke theksuar se, mbrojtja e reputacionit të një biznesi nuk mund të trajtohet si çështje dytësore, sidomos kur perceptimi publik është krijuar përpara se të flisnin dokumentet zyrtare.
Në përmbyllje të reagimit ngre pikëpyetjen, kur institrucionet institucionet publike dëmtojnë reputacionin e një biznesi kush i mban përgjegjësitë.
“Në një shtet të së drejtës, e vërteta duhet të ketë të njëjtën jehonë publike si akuza”, theksohet në deklaratën publike.
DEKLARATË SORI-AL
Dy muaj akuza. Një përfundim zyrtar krejt tjetër… Për më shumë se dy muaj, opinioni publik u bombardua me lajmin se “SORI-AL” kishte shkaktuar helmim masiv ushqimor. Sot, pas përfundimit të të gjitha verifikimeve zyrtare, rezulton se asnjë institucion nuk ka konfirmuar një përfundim të tillë.
Megjithatë, dëmi ndaj reputacionit të kompanisë është bërë dhe nuk mund të zhbëhet me një procesverbal apo një njoftim administrativ. Gjatë gjithë kësaj periudhe, “SORI-AL” bashkëpunoi pa asnjë rezervë me çdo institucion shtetëror, hapi ambientet për çdo kontroll e rikontroll, vuri në dispozicion çdo dokument të kërkuar dhe priti përfundimin e verifikimeve pa zhvilluar gjyq në media dhe pa paragjykuar punën e autoriteteve.
Dokumentet zyrtare flasin qartë. QSUT konfirmon se asnjë pacient nuk është diagnostikuar me helmim ushqimor dhe se nuk ekziston asnjë raport mjekësor që ta lidhë gjendjen e pacientëve me konsumimin e ushqimit të gatuar nga SORI-AL.
ISUV rezultoi negativ për kampionet e ushqimit të marra gjatë kontrollit zyrtar, rezultat i konfirmuar edhe nga analizat e laboratorit privat të akredituar. Inspektorati Shtetëror Shëndetësor nuk konstatoi asnjë shkelje ligjore, Instituti i Shëndetit Publik konfirmoi se nuk kishte kryer analiza laboratorike të ushqimit, ndërsa Autoriteti Kombëtar i Ushqimit e mbylli procedurën pa konstatuar shkelje dhe lejoi vijimin normal të aktivitetit të shoqërisë. Edhe të dhënat klinike tregojnë një panoramë krejt tjetër nga ajo që u krijua në opinion publik.
Në episodin e parë, nga 45 persona të paraqitur në QSUT, 43 janë larguar brenda 1 deri në 4 orësh, ndërsa vetëm 2 kanë qëndruar më gjatë për monitorim. Në episodin e dytë, nga 67 persona, 66 janë larguar brenda 30 minutash deri në pak orë, ndërsa vetëm një person ka qëndruar i shtruar për disa ditë. Këto janë fakte zyrtare mjekësore, jo interpretime.
Pikërisht për këtë arsye, mbrojtja e reputacionit të një biznesi nuk mund të trajtohet si çështje dytësore, sidomos kur perceptimi publik është krijuar përpara se të flisnin dokumentet zyrtare.
Ditët e fundit, institucionet shtetërore reaguan me të drejtë ndaj dëmtimit të reputacionit të bizneseve përmes komenteve dhe vlerësimeve të rreme në rrjetet sociale, duke theksuar se mbrojtja e biznesit është interes publik.
Ne e mbështesim plotësisht këtë standard. Por shtrohet një pyetje po aq e rëndësishme: kur reputacioni i një biznesi dëmtohet nga komunikime apo veprime të vetë institucioneve publike, të cilat në fund nuk mbështeten nga dokumentet zyrtare të procedurave të tyre, kush mban përgjegjësi për dëmin e shkaktuar? Në një shtet të së drejtës, e vërteta duhet të ketë të njëjtën jehonë publike si akuza… Shoqëria “SORI-AL” sh.p.k./ CNA
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj ka reaguar pas aku...
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka bërë...
Rishikimi i ligjit të arsimit të lartë dhe projektet për z...
Gratë përbëjnë shumicën e gjyqtarëve profesionistë në Shqi...
Numri i vizitorëve të akomoduar në strukturat turistike në...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka mbajtur...
Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka dalë në një deklar...
Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, ka marrë pjesë në Ministe...
Seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir ...
Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme, Engert Pëllumbi, ka mbajtu...
Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca e...
Ligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” pritet t’i japë Guver...
Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, ka marrë pjesë në Ministe...
Gazetari dhe analisti Mentor Kikia ka folur sot lidhur me ...
Prej më shumë se dy muajsh, fshati Boshanj në Bashkinë Kol...
Familja e Martin Canit, i cili u vra me thikë nga bashkëmo...
Ditën e sotme mbahet protesta e 48-të radhazi kundër qever...
Ashtu siç paralajmëruan rreth dy muaj më parë, kompanitë e...
Mijëra qytetarë po marshojnë nëpër Tiranë edhe në ditën e ...
Mjeku i njohur kardiokirur, Edvin Prifti, ka njoftuar se k...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shërbimet e Policisë së Elbasanit, menjëherë pas njoftimit...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Një person është arrestuar në Përmet, pasi kishte përshtat...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Andy Burnham është shpallur zyrtarisht lideri i ri i Parti...
Viktor Orban-i kishte marrë masa për rastin kur do të humb...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...