web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“E shite apo s’e shite vilën në Itali?”/ Balla shënjestron Shehajn: Mos e nxjerr Kadastra italiane që e ke ende

17 Korrik 2026, 18:19, Aktualitet CNA

“E shite apo s’e shite vilën në Itali?”/ Balla

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku i drejtohet me tone ironike kreut të Partisë Mundësia, Agron Shehaj, duke i kërkuar sqarime lidhur me një vilë në Itali.

Në videomesazh, Balla ngre pikëpyetje mbi statusin e pronës, duke aluduar për mospërputhje në deklarimet e bëra nga Shehaj.

“O Gono, ku je mo burrë? E shite apo s’e shite atë të shkretën vilë? A është 250, 498, 359? E ke shitur vjet në shtator apo është akoma e jotja? Se mos e nxjerr Kadastra e Italisë që është ende e jotja, se na merr në qafë pastaj. Shihi këto letrat dhe sqaroje pak këtë punë. Dakord, Gono?”, shprehet Balla në video.





Lajmet e fundit nga