web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ia kam bërë gati dosjen”/ Balla sulmon Kaprin: Paguheshe nga Gonja, tani merr paratë e Kuvendit

16 Korrik 2026, 12:13, Politikë CNA

“Ia kam bërë gati dosjen”/ Balla sulmon Kaprin: Paguheshe

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, akuzoi deputetin Erald Kapri se kishte keqinformuar me dashje opinionin publik, duke e cilësuar "gënjeshtar profesionist".

"Deputeti parafolës, një gënjeshtar profesionist, sapo keqinformoi me dashje opinionin publik lidhur me procesin e votimit për rekomandimet e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit të zhvilluar në Strasburg", tha Balla.

Ai deklaroi se të gjithë përfaqësuesit socialistë kishin votuar kundër amendamenteve të propozuara nga eurodeputeti Fredi Beleri.

"Deklaroj me përgjegjësi që të shtatë anëtarët e këtij komiteti, përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, kanë votuar kundër të gjitha amendamenteve të propozuara nga zoti Beleri. Të gjitha kundër, gënjeshtar", u shpreh ai.

"Deputeti parafolës, një gënjeshtar profesionist sapo keqinformoi me dashje opinionin publik lidhur me procesin e votimit për rekomandimet e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit të zhvilluar në Strasburg. Deklaroj me përgjegjësi që të 7 anëtarët e këtij komiteti, përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, kanë votuar për të gjithë amendamentet e propozuara nga z. Beleri kundër.

Të gjitha kundër, gënjeshtar. Dhe Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është fakt që ka votuar për një pjesë të amendamenteve pro. Ky është fakt. Ne kemi votuar për të gjitha... Ndërkohë që sa i përket votimit në fund të rekomandimeve, pra të dokumentit integral, pa dyshim që ishte dokument për të cilin unë isha dakordësuar me bashkëkryetarin Tarkuino... se ishte dokumenti im. Tani, unë nuk mund ta ndaloja dot një anëtar të Parlamentit Europian që ai të votonte pro. Ky është fakt. Pra, zotëria ka votuar dokumentin tim.

Unë kam votuar kundër gjithë, bashkë me kolegët e mi, ja ku i keni këtu, kemi votuar kundër. Po ti ke marrë për model modelin më të keq. Nuk ka model më të keq në politikë sesa të vish këtu dhe të bësh suflerin e Gones. Ti, bashkë me atë personin tjetër që nuk është këtu, dhe mirë që nuk është këtu, sepse e nise karrierën politike me pagesë nga paratë e Gones, tani paguhesh me paratë e shqiptarëve si asistent i Gones. Ky është dallimi.

Pra, deri në 9 shtator të vitit të kaluar të paguante Gonja nga paratë e call center-it si asistent, sot paguhesh si asistent i Gones me dietat dhe paratë e Kuvendit. Por, edhe ti, ndërsa po zbardhet e gjithë skema e pastrimit të parave të Agron Shehajt, një njeri që, rast unik në botë, brenda 4 vitesh pesëfishon vlerën e një aseti nga 2.9 milionë euro në 15 milionë euro. Do të vijë Gonja të enjten tjetër këtu...

Ia kam bërë gati të gjithë dosjen Gones. Ta kam bërë gati sepse nga paratë e vilës së Gones je paguar ti deri në 9 shtator 2025", tha Balla./ CNA





Lajmet e fundit nga