web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Votimi për strukturat drejtuese/ Berisha: Kemi ekipin më të mirë në historinë e PD-së

15 Korrik 2026, 21:28, Politikë CNA

Votimi për strukturat drejtuese/ Berisha: Kemi ekipin më të

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për mediat lidhur me procesin e votimit për strukturat drejtuese të PD-së.

Berisha tha se Partia Demokratike nuk ka pasur kurrë në historinë e saj një ekip si ky, për sa i përket formimit, kompetencës, eksperiencës politike dhe arritjeve profesionale.

“Sot kemi një ekip që nuk e kemi pasur kurrë më parë. Një ekip si ky, për nga kompetenca, eksperienca dhe formimi, është ekipi më i mirë i kësaj partie në të gjitha kohërat. Në këtë ekip ka personalitete që kanë publikime në nivelet më të larta botërore. Ka personalitete me përvojë të madhe në fushat e tyre dhe në politikë. Nuk ka pasur kurrë në histori një ekip të tillë. Ka një përfaqësim të madh të të rinjve dhe të zonjave. Ka një përfaqësim proporcional të të gjitha potencialeve të kësaj partie.

Kandidaturat e paraqitura para Këshillit Kombëtar janë të pakrahasueshme me të zgjedhurit e mëparshëm. Ky është një proces i vazhdueshëm. Do të presim rezultatet e votimit. Ka një ripërtëritje të thellë të udhëheqjes politike të PD-së”, u shpreh kryedemokrati.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Berisha tha se të gjithë kandidatët ishin njoftuar paraprakisht për propozimet për postet përkatëse. Ai shtoi se PD është e vetmja forcë politike që garanton transparencë në procesin e votimit.

“Nëse ka mbetur ndonjë njeri që e ka marrë vesh vetëm në sallë, është çudi. Ka qenë porosi e prerë që të njoftohen të gjithë paraprakisht. E thashë se, në përputhje me statutin, secili do të gëzojë çdo të drejtë dhe do të paraqesë çdo rezolutë. I kam kthyer përgjigje Ilirjanës për kërkesën e saj. Jemi e vetmja forcë politike që votën e paraqesim para jush”, tha Berisha. /CNA





Lajmet e fundit nga