web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mazhoranca zbulon planin për Reformën Territoriale/ “Shkrihen” disa bashki, ja ndryshimet

16 Korrik 2026, 16:43, Politikë CNA

Mazhoranca zbulon planin për Reformën Territoriale/

Bashkëkryetari socialist i Komisionit për Reformën Administrativo-Territoriale, Arbjan Mazniku, ndau sot detaje nga ajo që mund të konsiderohet si  propozim i mazhorancës për këtë reformë.

Duke folur për A2 CNN, Mazniku, theksoi se këtë herë synohet krijimi i një numri më të vogël bashkish krahasuar me numrin aktual, ndërsa ndau edhe arsyetimin që çojnë në një ide të tillë.

Më tej, Mazniku u shpreh se qarqet dhe bashkitë minoritare nuk do të preken nga ndryshimet e propozuara.

“Krijimi i një numri më të vogël bashkish sesa ai që kemi sot, është parakusht për të pasur mundësi që bashkitë të kenë më shumë kompetenca. Disa bashki nuk kanë mundësi burimesh njerëzore, disa të tjerë nuk kanë banorë. Disa të tjerë nuk arrijnë të mbajnë veten financiarisht. Në këto momente, qarqet nuk preken. 4 rajonet janë më të duhurat. Bashkitë minoritare nuk preken. Duhet ta miratojmë ligjin në fund të muajit shtator dhe fillim të tetorit”,-tha Mazniku./CNA

 

 





Lajmet e fundit nga