web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Më e mira në 100 vite”/ Gazetari: Protesta e la për “vjeshtë” sistemin dhe klasën politike shqiptare

16 Korrik 2026, 22:30, Politikë CNA

“Më e mira në 100 vite”/ Gazetari: Protesta e la për

Gazetari Lutfi Dervishi komentoi sot protestën qytetarë kundër qeverisë në ditën e 47-të të saj.

I ftuar në A2 CNN, Dervishi u shpreh se kjo protestë është një nga gjërat më të mira që i ka ndodhur Shqipërisë në 100 vitet e fundit.

Sipas gazetarit, protesta ka treguar dështimin e sistemit dhe klasës politike shqiptare, duke i dhënë edhe një shans për të ndryshuar dhe për të përmirësuar imazhin e vendit.

“Protesta ka mbetur për vjeshtë sistemin dhe klasën politike, në kuptimin që u ka dhënë një shans për të ndryshuar. Protesta është një nga gjërat më të mira që i ka ndodhur Shqipërisë këto 100 vitet e fundit. Në kuptimin që përmirësoi edhe imazhin e vendit. Nga aq sa kam ndjekur mediat ndërkombëtare, opinioni publik në vende shumë demokratike ka marrë Tiranën si shembull, aq shumë saqë një vëzhgues shprehej se përveç kritereve të Kopenhagenit që i duhen vendit për të shkuar në BE, duhen futur edhe kriteret e Tiranës", tha Dervishi./CNA

 





Lajmet e fundit nga