web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deputeti denoncon skandalin: Përroi i Zaranikës mes ndotjes dhe papastërtisë, kërcënim për banorët

18 Korrik 2026, 15:37, Politikë CNA

Deputeti denoncon skandalin: Përroi i Zaranikës mes ndotjes dhe

Deputeti i Partisë Demokratike, Blendi Himçi, ka ka ngritur sot një problematikë serioze që lidhet me Përroin e Zaranikës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Himçi ndan pamje nga zona, ndërsa shprehet se kthimi i këtij përroi në një kanal të hapur plehrash dhe ujërash të zeza po krijon vështirësi për banorët e zonës.

Deputeti denoncon skandalin: Përroi i Zaranikës mes ndotjes dhe

 “Përroi i Zaranikës, dëshmi e harresës urbane.

Ky përrua, që kalon mes lagjes 28 Nëntori, është kthyer në një kanal të hapur plehrash dhe ujërash të zeza. 

Çdo ditë banorët jetojnë mes erës së rëndë, ndotjes dhe kushteve që të kujtojnë mesjetën. 

Pa ndriçim rrugor, pa rrugë të shtruara, pa asnjë kujdes nga pushteti lokal.

Përtej fasadës dhe propagandës, ky është realiteti i hidhur: banorë të lënë në harresë, që jetojnë mes baltës dhe plehrave, ndërsa pushteti lokal shfaqet vetëm në reklama e fjalime boshe.

Ky është portreti i një pushteti që nuk sheh qytetarin, nuk dëgjon hallet e tij dhe nuk ndjen asnjë përgjegjësi.
Banorët e lagjes 28 Nëntori nuk kërkojnë luks, por kushte minimale për të jetuar me dinjitet”,-shkruan Himçi./CNA

Deputeti denoncon skandalin: Përroi i Zaranikës mes ndotjes dhe





Lajmet e fundit nga