web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndryshimet prej “Territoriales”/ Xhaferri ngre alarmin: Bashkia Skrapar rrezikon zhdukjen nga harta

18 Korrik 2026, 16:16, Politikë CNA

Ndryshimet prej “Territoriales”/ Xhaferri ngre alarmin: Bashkia

Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, ka reaguar sot lidhur me ndryshimet që priten në vend përmes Reformës Administrativo-Territoriale.

Xhaferri shkruan në një postim në rrjetet e tij sociale se kjo reformë nuk është e plotë nëse nuk respekton historinë, etnografinë doket e zakonet e një treve, duke u ndalur te rasti i Skraparit.

Xhaferri veçon elementët e rrallë të traditës së kësaj zonë, që thekson se i njeh mjaft mirë edhe për shkak të origjinës së tij familjare.

Sipas deputetit, rreziku konkret që vjen për këtë zonë nga ‘Territorjalja’ është zhdukja e Bashkisë Skrapar nga harta e vendit.

“Skrapari nuk preket!

Një reformë territoriale nuk mund të quhet e plotë nëse ajo nuk respekton historinë, etnografinë doket e zakonet e një treve.

Në propozimin e Partisë Socialistë për hartën e re territoriale pashë se Bashkia Skrapar rrezikon zhdukjen nga harta e Shqipërisë.

Kushdo që ka marrë përsipër këtë propozim duhet ti bëjë mirë llogaritë jo vetëm për Skraparin, por për çdo trevë që rrezikohet nga shpërbërja.

Ftoj bijtë dhe bijat e Skraparit kudo ku jetojnë, në Shqipëri e diasporë, të reagojnë, e si Deputet i Parlamentit të Shqipërisë zëri im do të jetë i ngritur për këtë padrejtësi.

Familja ime Xhaferri e Mollasit por edhe dyert ku jam nip ne Cerovë dhe Zhepë, vijnë nga ajo trevë me kontribute historike për mbarë trojet shqiptare e unë si djalë i atyre anëve nuk e kam ndërmend të rri duarkryq.

Do jem zëri i tyre kudo ku ata jetojnë!”,-shkruan Xhaferri./CNA





Lajmet e fundit nga