"Projektligjet e kapitullit 17 të shtyhen për seancën e 23 korrikut"/ Propozimi i Ballës kundërshtohet nga opozita
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulat Balla, propozoi...

Kryeministri Edi Rama, në një postim të bërë në rrjetet sociale, ka bërë me dije se indeksi global për performancën mjedisore, e ka renditur Shqipërinë të parën në Ballkanin Perëndimor, të 46-ën nga 177 vende në botë, me progresin më të madh në rajon gjatë 10 viteve të fundit.
Rama shprehet se për javë të tëra u krijua përshtypja se Shqipëria ishte kthyer në armiken e natyrës së vet, ndërsa shton se realiteti është krejt ndryshe. Ai njofton më tej se për zbutjen e ndryshimeve klimatike, Shqipëria renditet e 21-ta në botë.
Kreu i qeverisë thotë se Shqipëria nga një vend që nuk kishte as instrumente, as kulturën për të mbrojtur natyrën, sot është kthyer në një vend që zhvillon protesta të mëdha për mjedisin. Sipas tij, këto protesta janë një arritje e madhe e shoqërisë.
“Ky është detyrimi ynë ndaj Shqipërisë dhe kjo është fjala ime pas një raporti që më bën sinqerisht krenar për gjithçka kemi bërë, por nga ana tjetër më bind se reflektimi i premtuar për atë që na vuri përpara pasqyra e bulevardit të flamingove, është jo vetëm i nevojshëm, por i domosdoshëm dhe së shpejti do ta keni dhe atë”, shprehet Rama ndër të tjera në postimin e tij.
Fjala e plotë:
Për javë të tëra u krijua përshtypja se Shqipëria ishte kthyer në armiken e natyrës së vet. U thanë shumë gjëra, u shkruan edhe më shumë, u ndanë miliona imazhe, akuza, gjykime dhe bindje të cekëta, dhe për një çast u duk se zhurma triumfoi mbi realitetin. Por realiteti flet.
“Environmental Performance Index 2026”, indeksi më prestigjioz global për performancën mjedisore, sapo e ka renditur Shqipërinë të parën në Ballkanin Perëndimor, të 46-ën nga 177 vende në botë, me progresin më të madh në rajon gjatë 10 viteve të fundit.
Ndërsa, për zbutjen e ndryshimeve klimatike, Shqipëria renditet e 21-ta në botë. Dhe këto nuk janë vlerësimet që ne i kemi bërë vetes, largqoftë, por janë përfundimet e institucioneve ndërkombëtare dhe akademike, të cilat prej një çerek shekulli masin me konsensus global, me të njëjtën metodologji, performancën mjedisore të vendeve të botës.
Por sinqerisht, ajo që mua personalisht më gëzon më shumë sesa renditja, është fakti se kjo renditje tregon rrugën që kemi bërë. Nuk kanë kaluar shumë vite që Shqipëria ishte vendi i prerjeve barbare të pyjeve, i gjuetisë së egër të shfarosjes kriminale të shumë specieve, i lumenjve të kthyer në vendgrumbullime mbetjesh dhe i një shteti që shpesh nuk kishte as mundësi, as instrumenta, as kulturën për të mbrojtur natyrën, po mbi të gjitha, vëmendje.
Sot jemi një vend krejt tjetër edhe në këtë aspekt. Madje, kemi arritur deri aty sa të zhvillojmë protesta të mëdha për mjedisin. Dhe kjo, pavarësisht çdo ekzagjerimi, manipulimi apo instrumentalizimi politik që u bashkëngjit atyre protestave, është në vetvete një arritje e madhe e shoqërisë. Sepse prania e aq shumë njerëzve që shqetësohen për flamingot, për lagunat, për pyjet apo për biodiversitetin, tregon se bashkë me Shqipërinë që ka ndryshuar, edhe shoqëria shqiptare ka ndryshuar. Kjo është fitore qytetarimi.
Një shoqëri që debaton për natyrën është shumë e shumë më përpara sesa një shoqëri që e sheh në heshtje shkatërrimin e saj, siç ishte shoqëria e deri para 10 vjetëve. Prandaj unë nuk kam parë kurrë armiq tek ata që duan sinqerisht natyrën, edhe kur nuk ndaj të njëjtin mendim me ta. Përkundrazi. Ata më kujtojnë dhe duhet të na kujtojnë se zhvillimi nuk mund të jetë kurrë një justifikim për të harruar atë që na është besuar nga e shkuara dhe që duhet t'ua dorëzojmë më të mirë brezave që i përkasin të ardhmes.
A do të thotë kjo se ne kemi bërë gjithçka si duhet, përderisa indeksi na ngre kaq lart? Sigurisht që jo. Sigurisht që jo, sepse kush punon, gabon. Kush ndërton, bën edhe zgjedhje të vështira e ndër to edhe zgjedhje të gabuara. Kush qeveris nuk mund të pretendojë se ka gjithmonë të drejtë e jo më të ketë gjithmonë të drejtë. Edhe ne kemi gabuar, edhe ne kemi shumë për të mësuar, edhe ne kemi ende shumë për të përmirësuar. Prandaj ky raport nuk është një medalje për t'u vetëkënaqur dhe as për t'jau përplasur në fytyrë atyre që mendojnë ndryshe nga unë, po është një përgjegjësi shumë e madhe dhe një kujtesë se duhet të dëgjojmë më shumë, të korrigjojmë më shpejt kur është e nevojshme dhe të mbrojmë me edhe më shumë vendosmëri ekuilibrin mes zhvillimit dhe natyrës, ama duke mos i harruar kurrë faktet.
Sepse Shqipëria europiane nuk ndërtohet as duke zgjedhur mes ekonomisë dhe mjedisit dhe as duke zgjedhur mes zhurmës dhe fakteve. Ajo ndërtohet duke i bërë të ecin së bashku: ekonomia, mjedisi dhe faktet. Dhe nëse sot bota na thotë se kemi bërë një rrugë kaq të gjatë, për mirë, përgjigjja e mençur nuk është thjesht krenaria për rrugën e bërë, po është përulësia për të pranuar se kemi ende një rrugë të gjatë për të bërë dhe po ashtu vendosmëria për ta bërë atë edhe shumë më mirë. Ky është detyrimi ynë ndaj Shqipërisë dhe kjo është fjala ime pas një raporti që më bën sinqerisht krenar për gjithçka kemi bërë, por nga ana tjetër më bind se reflektimi i premtuar për atë që na vuri përpara pasqyra e bulevardit të flamingove, është jo vetëm i nevojshëm, por i domosdoshëm dhe së shpejti do ta keni dhe atë. /CNA
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulat Balla, propozoi...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, gjatë fjalës së tij në K...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Në seancën e sotme të gjykimit në themel për dosjen “Parti...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, është paraqitur ditën e sotme ...
Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, paralajmëro...
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet nesër në seancë plenar...
Deputeti dhe kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka rea...
Deputeti demokrat, Luan Baçi, ka reaguar sot lidhur me ndr...
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka ndarë një reagim lidh...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reag...
Deputetja demokrate, Ina Zhupa, përsëriti sot deklaratën e...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, ka reagua...
Ekspertja e çështjeve politike, Ilda Zhulali, komentoi sot...
Deputeti i Partisë Demokratike, Blendi Himçi, ka ka ngritu...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka marrë në mbrojtje Agron She...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se ...
Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Pranvera Skana, u është për...
“Zegjinezimi" i partisë po kthehet në një fenomen në skenë...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...