web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Protestat/ Peleshi-opozitës: Një pjesë janë aty se ju dëgjojnë juve se çfarë nxirrni nga goja

20 Korrik 2026, 15:02, Politikë CNA

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, gjatë zhvillimit të seancës plenare ka replikuar me deputetin e PD-së, Saimir Korreshi, lidhur me kërkesat e protestuesve në shesh.

Gjatë fjalës së tij, kryeparlamentari Peleshi u shpreh se një pjesë e qytetarëve dalin në shesh sepse dëgjojnë deputetët e opozitës duke ofenduar, përdorur një fjalor të papërshtatshëm dhe duke shkelur etikën vetëm sepse kanë një mandat deputeti.  

Ai theksoi më tej se me fjalorin që ata përdorin u japin shembullin më të keq të rinjve shqiptarë.

“E para, ka disa gjëra që shpjegohen me bostan, me shalqin, me misra, me grurë, po ka disa gjëra të tjera që janë përtej. Nuk shpjegohen dot. E para. E dyta, nëse doni mendimin tim, se unë nuk dua që të të marr kohën tuaj, por nëse doni mendimin tim, një pjesë e atyre qytetarëve në shesh janë edhe sepse ju dëgjojnë juve kur mendoni se mandatin jua kanë dhënë si licencë për të nxjerrë nga goja çfarë të doni, të fyeni kë të doni, të shkelni etikën dhe t'u jepni shembullin më të keq fëmijëve të Republikës së Shqipërisë me fjalorin tuaj. Dakord, këtë mendoj unë për ju", u shpreh Peleshi. /CNA





Lajmet e fundit nga