web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shifra për koncertin e Kanye West/ Korreshi, batuta me Manjën: Me 2 milionë lekë këndonte gjithë Myzeqeja

21 Korrik 2026, 13:24, Politikë CNA

Debati që përfshiu sot Komisionin e Ligjeve lidhur me koncertin e reperit amerikan Kanye West nuk mënjanoi as shakatë dhe ironitë në sallë. 

Deputeti demokrat, Saimir Korreshi, në fjalën e tij, u shpreh me nota ironie dhe humori, teksa i drejtohej kolegut socialist dhe kryetarit të këtij komisioni, Ulsi Manja.

Sipas Korreshit, shifra prej 4.2 milionë eurosh e akorduar nga qeveria shqiptare për këtë koncert ishte e tepërt, pasi siç tha, ndarja e këtyre parave ishte e pabesueshme.

Korreshi: Pse ne nuk na ka lënë partia? Ne nuk na la partia, na i grisi biletat. Po kjo ministria ka sjellë ca bileta për ne? Apo ishin vetëm për PS-në?! Më the ti që nuk ju la partia.

Manja: Qejf e ke pasur të shkoje në koncert, thuaja edhe këtë.

Korreshi: Tani ky ishte kaq i mirë sa e njoha tani që do merrte 4.2 milionë euro. Fshatar jam. Unë jam te Luan Zhegu ende. Ti je modern, kërceve upsi-dupsi. Si u ndanë këto para? U hap porta, deti, si në 2 korrik. Ku shkuan këto bileta? Nuk e qëllojmë dot. Atje nga Lushnja duam 2 milionë lekë të vjetër, këndon gjithë Myzeqeja. Ç'e quajnë atë këngëtarin? Kanye West./CNA





Lajmet e fundit nga