web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Koncerti i Kanye West/ Debat i ashpër Zhupa-Gonxhja në komisionin e posaçëm

21 Korrik 2026, 13:04, Politikë CNA

Këtë të martë, të pranishëm në komisionin e posaçëm, ministri Blendi Gonxhja dhe deputetja Ina Zhupa, janë përfshirë në një debat.

Çështja e debatit mes tyre ishte koncerti i zhvilluar në Tiranë i reperit amerikan Kanye West, për të cilin qeveria akordoi 4.2 milionë euro nga fondi i Emergjencave Civile për mbarëvajtjen e eventit.

Sipas Zhupës, bëhej fjalë për një koncert privat dhe të parashikuar, që nuk përputhet me shifrën e lartë, e që sipas saj, nuk lidhet me konceptin e emergjencës.

Nga ana tjetër, Gonxhja mbrojti vendimin e marrë nga qeveria, pasi siç tha, në të kundërt, koncerti nuk do të zhvillohej.

Pjesë nga debati:

Zhupa: Keni dhënë 4.2 mln euro për një koncert privat kur kishit premtuar që nuk do të jepnit asnjë lekë. Si e konceptoni ju urgjencën e një koncerti të parashikuar? Urgjencë ishte mosshitja e biletave? Cila ishte nevoja për t’u dhënë këto para? Ku është logjika e urgjenca e një koncerti privat? Na sqaroni ku janë ato 100 milionë eurot që do të na vinin për turizmin? Ju paratë i keni dhënë, supozoni sikur parlamenti nuk e miraton, çfarë ndodh z. Gonxhe, do t'ua kthejë Kanye West?

Gonxhja: Administrata ka vepruar sipas aktit normativ, menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Publiku nuk ka nevojë të dijë si funksionon mazhoranca dhe Partia Socialiste, nëse do të kishte mosmbarëvajtje të koncertit dhe koncerti nuk do të ishte realizuar, atëherë do të hynim në pyetjen tuaj si do t’i merrnim lekët, etj.

Zhupa: Normale që eventi do të bëhej sepse për atë u kujdesët ju.

Gonxhja: Nëse s’do ketë mbështetje të parlamentit, këtë pyetje bëjeni mbrapa.

Zhupa: Më shpjego pse e morët këtë vendim, pse është nevojë dhe pse urgjencë? Pse këto para të shqiptarëve që mund t’i kishit përdorur realisht për emergjencë?

Gonxhja: Ju e dini që unë i di problemet se jam deputeti më i votuar në listë të hapur, pa mendjemadhësi.

Zhupa: Do të vinte zor që kërkon 4.3 milionë euro për një koncert, kur s’kemi avionë për të fikur zjarret apo përdor dru për të ngrohur shkollat?

Gonxhja: Moral dhe hipokrizi për spitale e histori të tjera mos fillo, se unë ua rrëzoj shumë kollaj.

Zhupa: Juve ju ka rënë tërmeti në qeveri, se e keni krejt të korruptuar.

Gonxhja: Po kaluam në politikë, do të transformohem dhe do të kthehem në politikan./CNA

 





Lajmet e fundit nga