web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Prej vitesh me charter për transport parash”/ Nënkryetari i PD-së: Rama e ndan Shqipërinë si plaçkë private

21 Korrik 2026, 18:15, Politikë CNA

“Prej vitesh me charter për transport parash”/ Nënkryetari

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, u ndal sot te deklarata e bërë nga eurodeputeti çek Tomas Zdeçovski, se kryeminsitri Edi Rama përdor familjarët e tij për të transportuar para jashtë shtetit.

I ftuar në ‘Euronews Albania’, Këlliçi u shpreh se prej vitesh përflitet se kryeministri Rama përdor ‘charter’ privat për trafik parash.

Sipas Këlliçit, një denoncim i tillë, që sipas tij nuk është i vetmi, tregon se Rama e ndan Shqiëpri si të ishte prona e tij private.

“Për Edi Ramën prej vitesh flitet për përdorimin e “charter”-it të tij privat qoftë për trafik droge, qoftë për transport parash dhe qoftë për indicie të tjera që çojnë në insinuata, ku ka pretendime se kryeministri ka rënë pre e audiopërgjimeve të ndryshme apo e shërbimeve të ndryshme partnere, ku ai ndan Shqipërinë si plaçkë private, si pronë private. Dhe nuk është vetëm rasti i Arubës, ku vendoset harta e Shqipërisë në tavolinë dhe ndahet prona publike e asetet publike si plaçkë për kartelet e drogës. Por, mbi të gjitha ka shumë raste të transportit të parave jashtë Shqipërisë dhe të korrupsionit të politikanëve të huaj nga ana e Edi Ramës”, tha Këlliçi./CNA





Lajmet e fundit nga