Nga Strategjia Rrugore 2026-2030, te Marrëveshja me Ukrainën/ Vendimet e reja të qeverisë
Këshilli i Ministrave, nga mbledhja e mbajtur sot më datë ...

Deputeti demokrat dhe nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ringriti sot çështjen e ‘Jet Bank’.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Këlliçi thekson se kjo bankë digjitale nuk mund të kërkojë besimin e qytetarëve, ndërkohë që refuzon transparencën minimale që nga dita e parë e shfaqjes në publik.
Sipas demokratit, ka një sërë pikëpyetjesh lidhur me këtë bankë private, ndërsa qytetarëve u serviren deklarata të përgjithshme, heshtje dhe censurë e plotë.
Po ashtu, Këlliçi thekson se prej kohësh ekzistojnë arsye serioze për kërkuar hetim dhe sqarim publik lidhur me mënyrën e konceptimit dhe administrimit të 'Jet Bank' në Shqipëri.
Postimi i plotë:
Jet Bank nuk mund të kërkojë besimin e qytetarëve, ndërkohë që refuzon transparencën minimale!
Pas skandaleve të njëpasnjëshme me rrjedhjen e të dhënave personale, çdo përpjekje për t’i dhënë një banke private me zero eksperiencë, akses në regjistrat shtetërorë, duhet të shoqërohet me transparencë absolute. Por pikërisht transparenca është ajo që mungon, që nga dita e parë e shfaqjes publike të emrit Jet Bank!
Pyetjet janë të thjeshta:
Kush e autorizoi këtë proces? Cilat regjistra do të aksesohen? Çfarë të dhënash do të merren? Kush i kontrollon këto procedura? Kush mban përgjegjësi në rast abuzimi?
Në vend të përgjigjeve, qytetarëve u serviren deklarata të përgjithshme, heshtje dhe censurë e plotë.
Edhe më shqetësues është fakti se emri i Jet Bank, sëbashku me Jet Tech, është i lidhur drejtpërdrejtë me Durana Tech Park, një projekt që PD e ka denoncuar prej kohësh për mungesë transparence dhe për dyshime serioze mbi mënyrën e konceptimit dhe administrimit të tij. Këto janë arsye më shumë që kërkojnë hetim dhe sqarim publik, jo fshehtësi.
Shqiptarët nuk janë “produkt” dhe të dhënat e tyre personale nuk janë plaçkë për t’u ndarë mes qeverisë, interesave private dhe grupeve kriminale, si ai i AKSH-it.
Në një shtet ku të dhënat personale kanë rrjedhur vazhdimisht, ku janë publikuar pagat, patentat e çdo e të dhënat sensitive të qytetarëve, besimi nuk fitohet me propagandë, por me transparencë, përgjegjësi dhe garanci të forta ligjore!
Deri atëherë, çdo zgjerim i aksesit në regjistrat shtetërorë ngre shqetësime serioze dhe legjitime për çdo qytetar.
Historia kriminale e AKSH-it dhe grupit të strukturuar kriminal i cili menaxhonte këtë ‘kopsht privat të Ramës’, është ende shumë e freskët.
Jet Bank nuk mund të vijojë t'i shmanget përgjegjësisë publike për transparencë dhe garanci absolute për kursimet e qytetarëve shqiptarë./CNA
Këshilli i Ministrave, nga mbledhja e mbajtur sot më datë ...
Qeveria ka njoftuar sot disa vendime të reja. Mes tyre ësh...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka folur për shtyrjen e afati...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në mbledhj...
Komisioni për Reformën Zgjedhore u shoqërua me debate mes ...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, u ndal ...
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të martë në T...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një ba...
Komisioni Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financa...
Në përfundim të mandatit të tij 3-vjeçar si ambasador i Ba...
Debati që përfshiu sot Komisionin e Ligjeve lidhur me konc...
Këtë të martë, të pranishëm në komisionin e posaçëm, minis...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ndal sot t...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sjellë so...
Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Administrativo-Te...
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka para...
Politologu Ermal Hasimja ngriti sot dyshime lidhur me syni...
Deputeti socialist, Erion Braçe, ka ndarë një reagim lidhu...
Seanca plenare e kësaj të hënë ishte e mbushur me momente ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në aksi...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...