Përshkallëzojnë përplasjet në protestë/ Hidhet ujë me presion drejt protestuesve
Vijojnë tensionet në protestën para Kuvendit dhe përplasje...
Vijojnë tensionet në protestën para Kuvendit dhe përplasje...

Konferenca e Kryetarëve është mbledhur paraditen e sotme, ndërsa janë zbardhur detaje nga mbledhja.
PD ka kërkuar zgjatjen e afatit të Komisionit për Reformën Territoriale me një afat prej tre muajsh dhe që puna të vijojë edhe në muajin gusht.
Ata janë shprehur se ende nuk janë përmbushur objektivat e caktuar të punës së komisionit.
Gjithashtu kanë kërkuar të merret paraprakisht opinioni zyrtar i Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës mbi produktin/rekomandimet/sugjerimet e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale.
Kërkesa e plotë:
Në cilësinë e Bashkëkryetarit të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, bazuar në Vendimin nr. 75/2025 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, për Ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, kërkoj zgjatjen e mandatit të Komisionit me 3 (tre) muaj, si dhe të vijojë puna e Komisionit edhe gjatë muajit gusht, me qëllim përmbushjen e plotë të mandatit të tij.
Gjithashtu, vlerësoj se Komisioni nuk duhet të konsiderojë të përfunduar veprimtarinë e tij dhe nuk duhet të depozitojë produktin përfundimtar në Kuvend të pakaluar në Komision e të pavotuar në Komision, sikurse pa u konsultuar paraprakisht dhe pa marrë opinionin institucional të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, si institucioni më i specializuar evropian në fushën e demokracisë vendore, decentralizimit dhe autonomisë së pushtetit vendor.
Kjo kërkesë mbështetet në faktin se deri më sot nuk janë përmbushur një pjesë e konsiderueshme e objektivave dhe aktiviteteve të miratuara nga vetë Komisioni në Projektkalendarin e Punës.
Së pari, Komisioni ndodhet ende në fazën e konsultimeve publike, pasi nuk është zhvilluar ende konsultimi publik në Qarkun e Tiranës. Duke qenë qarku me numrin më të madh të banorëve, mungesa e këtij konsultimi e bën të pamundur të konsiderohet e përfunduar faza e parë e procesit konsultativ. Gjithashtu ende nuk janë zhvilluar dëgjesat me 8 kryetarë bashkie, të cilët ndonëse janë njoftuar edhe më parë nuk kanë siguruar pjesëmarrjen e tyre dhe raportimin përpara Komisionit.
Së dyti, sipas pikës 3 të Projektkalendarit të Punës, Komisioni duhet të hartojë dhe të paraqesë dokumentin “Analizë Paraprake”, i cili duhet të përfshijë:
Ø gjetjet e reformës aktuale administrativo-territoriale RAT 1;
Ø analizën e sfidave të pushtetit vendor;
Ø vlerësimin e kuadrit ligjor;
Ø parimet mbi të cilat do të mbështetet reforma RAT 2.
Ky dokument nuk është prezantuar ende në Komision, megjithëse përbën bazën analitike mbi të cilën duhet të ndërtohet çdo opsion reformues. Përfaqësuesit e opozitës kanë kërkuar vazhdimisht që kjo analizë të paraqitet dhe të diskutohet përpara se Komisioni të vijojë me fazat pasuese të procesit.
Së treti, nga verifikimi i ecurisë së punimeve rezulton se pjesa dërrmuese e aktiviteteve të parashikuara në Projektkalendar nuk janë realizuar ende. Konkretisht nuk janë zhvilluar:
Ø eventi me institucionet ndërkombëtare dhe grupet e interesit;
Ø raundi i dytë i konsultimeve dhe dëgjesave tematike;
Ø sondazhi publik;
Ø vizitat studimore;
Ø hartimi dhe publikimi i Dokumentit Politik;
Ø prezantimi i varianteve të reformës;
Ø hartimi i paketës ligjore;
Ø konsultimi publik mbi paketën ligjore;
Ø dërgimi i propozimeve për mendim pranë institucioneve përgjegjëse;
Ø shqyrtimi paraprak në komisionet parlamentare;
Ø depozitimi formal i projektpropozimit në Kuvend.
Praktikisht, i vetmi aktivitet i realizuar nga kjo fazë e kalendarit është ngritja e faqes zyrtare web të Komisionit (pika 6), e cila është financuar nga projekti zviceran në mbështetje të decentralizimit dhe qeverisjes vendore. Aktivitetet thelbësore që lidhen me përmbajtjen e reformës nuk janë realizuar ende.
Nga ana tjetër, vetë Vendimi nr. 75/2025, me të cilin është ngritur Komisioni, parashikon që ai të zhvillojë një proces konsultimi të gjerë, gjithëpërfshirës dhe transparent, me njësitë e qeverisjes vendore, shoqatat e tyre, shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtarë, si dhe të sigurojë përputhshmërinë e propozimeve me standardet e Bashkimit Evropian. Të shumta janë kërkesat zyrtare të depozituara pranë Komisionit, por deri më sot nuk është zhvilluar asnjë takim/dëgjesë.
Po kështu, Vendimi fton shprehimisht Këshillin e Evropës, Bashkimin Evropian, OSBE-në dhe organizatat e tjera ndërkombëtare me ekspertizë në fushën e qeverisjes vendore të ndjekin dhe të japin asistencë teknike në punën e Komisionit. Për këtë arsye, konsideroj se një produkt përfundimtar i Komisionit, nga cilido krah të vijë ai, nuk mund të konsiderohet i plotë pa iu nënshtruar më parë një opinioni institucional nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale i Këshillit të Evropës. Ky institucion është organi më i specializuar i Këshillit të Evropës në fushën e demokracisë vendore dhe zbatimit të Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore. Marrja e opinionit të tij do të garantonte që reforma të jetë në përputhje me standardet evropiane të decentralizimit, autonomisë vendore dhe demokracisë lokale, duke i dhënë asaj legjitimitet më të madh institucional dhe ndërkombëtar.
Reforma administrativo-territoriale është një reformë me pasoja afatgjata për organizimin institucional të Republikës së Shqipërisë. Për këtë arsye, ajo nuk duhet të përfundojë në mënyrë formale vetëm për shkak të skadimit të afatit të Komisionit, por vetëm pasi të jenë realizuar të gjitha objektivat e miratuara në projektkalendar dhe të jetë siguruar një proces konsultimi i plotë, transparent dhe në përputhje me standardet e Këshillit të Evropës.
Për sa më sipër, ju kërkoj që, në ushtrim të kompetencës së parashikuar në pikën V të Vendimit nr. 75/2025, Kuvendi të marrë masat:
1. Për zgjatjen e mandatit të Komisionit me 3 (tre) muaj, në mënyrë që të vijojë puna e Komisionit edhe gjatë muajit gusht dhe të mos konsiderohet e përfunduar veprimtaria e tij, dhe
2. Të merret paraprakisht opinioni zyrtar i Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës mbi produktin/rekomandimet/sugjerimet e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë n...
Policia ka nisur marrjen e masave për protestën që do të m...
Vijon zjarri në fushën e mbetjeve në Krujë, ndërsa tymi ka...
Ditën e sotme do të mbahet protesta e radhës para Parlamen...
Pavarësisht reformës së thellë në drejtësi dhe procesit sh...
Qytetarët e grumbulluar këtë të mërkurë para Kryeministris...
Eksperti i sigurisë rrugore, Gëzim Hoxha, komentoi dinamik...
Këshilli Bashkiak i Bashkisë së Devollit i ka akorduar pas...
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ndarë një njoftim l...
Këtë të mërkurë po zhvillohet në Tiranë protesta qytetare ...
Problemi me qarkullimin e mjeteve të tonazhit të rëndë në ...
Një vatër zjarri ka rënë këtë të mërkurë fshatin Voskopojë...
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosje...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka bërë me dije s...
Këshilli i Ministrave miratoi sot një paketë projektvendim...
Gjatë 24 orëve të fundit, shërbimet e Policisë Rrugore në ...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, pas mbledhjes së ...
Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për dy ish-zyrtarët e ...
Policia e Shtetit do të pajiset me një qendër të re për id...
Zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli, ka ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr shpë...
Houthi-t e Jemenit kanë deklaruar se kanë sulmuar dy anije...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...