web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gabimi trashanik i Veliajt/ Betonieret “pushtojnë” rrugët e Tiranës

22 Korrik 2026, 19:31, Aktualitet CNA

Gabimi trashanik i Veliajt/ Betonieret “pushtojnë” rrugët

Problemi me qarkullimin e mjeteve të tonazhit të rëndë në rrugët e Tiranës, duke rrezikuar jetën e qytetarëve, duket se nuk po ndalet.

Rasti më i fundit ishte aksidenti që u shënua sot në zonën e TEG-ut, ku një betoniere ra nga lartësia, duke përfunduar në një nga kalimet e autostradës Tiranë-Durrës dhe duke shkaktuar viktima e të plagosur.

Një nga rregulloret më të fundit për këto mjete është edhe ajo e firmosur nga kryebashkiaku Erion Veliaj, që ndodhet në qelitë e burgut të Durrësit prej më shumë se 15 muajsh.

Në udhëresën e datës 7 korrik 2022, “Mbi organizimin e planit të lëvizjes së automjeteve në qytetin e Tiranës”, Veliaj duket se zgjodhi të tregohej bujar me kompanitë e ndërtimit, duke i lënë në dispozicion çdo rrugë të kryeqytetit në një fashë orari.

Gabimi trashanik i Veliajt/ Betonieret “pushtojnë” rrugët

Një tjetër vendim i kryebashkiakut të skandaleve ndaj të cilit rëndojnë 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, pa marrë në konsideratë rrezikun që u kanoset qytetarëve, përfshirë këtu edhe ndotjen akustike që prodhojnë këto mjete.

Rregullorja e Veliajt lejon qarkullimin e mjeteve të tonazhit të rëndë nga e premtja pasdite deri të dielën në mesnatë, duke u dhënë kështu mundësinë të “pushtojnë” rrugët e Tiranës pas kurrëfarë problemi./CNA 





Lajmet e fundit nga