web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ndërtimi i Milot-Balldren, afera e radhës”/ Këlliçi: Projekti më i kushtueshëm infrastrukturor në vend

21 Korrik 2026, 21:49, Aktualitet CNA

“Ndërtimi i Milot-Balldren, afera e radhës”/

Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi foli sot lidhur me fituesin për ndërtimin e aksit Milot-Balldren. Në një lidhje me Syri Tv, Këlliçi u shpreh se kjo është një tjetër aferë korruptive atë që do t’i kushtojë taksapaguesve shqiptarë të paktën 365 milionë euro.

Ai shtoi më tej që deri në fund kostoja parashikohet të shkojë në 1 miliardë euro, duke e bërë kështu sipas tij projektin më të kushtueshëm infrastrukturor në Shqipëri.

“Ditën e sotme kam folur nga selia e PD-së në lidhje me një aferë tjetër korruptive, atë të aksit Milot-Balldren. Vetëm në fazën paraprake do t’i kushtojë taksapaguesve shqiptarë të paktën 365 milionë euro. Prashikohet që deri në fund kostoja totale të shkojë në 1 miliardë euro, pra të jetë projekti më i kushtueshëm infrastrutkturor në Republikën e Shqipërisë.

Ne bëjmë gjithçka që kemi mundësi në të mirë të interesit public dhe të qytearëve të Shqipërisë. Çdo e dhënë dhe informacion që na vjen ne e bëjmë publike në mënyrë të menjëhershme. Sado tentojnë t'i fshehin. Dhe për rastin Aruba askush nuk e ka besuar Sali Berishën por u faktua se ajo dosje është e vërtetë dhe ka të bëjë me eksponetë kriminalë, me disa nga emrat më të mëdhenj të karteleve të drogës në Amerikë Latine që së bashku me Edi Ramën e ndanin Shqipërinë në tavolinë si plaçkë private. Dhe koha i dha të drejtë PD-së”, tha Këlliçi. /CNA





Lajmet e fundit nga