52 ditë protestë kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është shprehur përmes një deklarate se kontratën për aksin Milot-Balldren, me kosto fillestare 365 milionë euro, e ka fituar një grup kompanish ku bën pjesë dhe dhe “Erald-G”, nën pronësinë e Gëzim Ismailit.
Këtë të fundit, Këlliçi e cilëson si “një prej kumbarëve të qeverisë në takimin famëzi të Arubës” dhe thotë se ai po hetohet nga SPAK për pastrimin e parave të një prej klaneve të trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt Europës.
Ai shton se PD kërkon anulimin e kësaj procedure dhe i bën thirrje SPAK të vërë nën sekuestro të menjëhershme këtë kompani si dhe të hetojë qindra tendera të përfituar prej saj.
Deklarata e plotë:
Kontrata konçesionare 35 vjeçare për aksin Milot-Balldren, me vlerë 365 milionë euro, kosto fillestare, e theksojmë fillestare, pasi siç kemi parë kaq herë, kostot fryhen gjatë rrugës, dhe me një fitim të garantuar rreth 1 miliardë euro, i është dorëzuar një konsorciumi biznesesh, ku prin kompania e Pëllumb Salillarit dhe ku mes kompanive të tjera bën pjesë dhe kompania ‘Erald-G’, nën pronësinë e Gëzim Ismailit, një prej kumbarëve të qeverisë në takimin famëzi të Arubës.
Ky individ, sipas dosjes hetimore të SPAK, po hetohet si një prej lavatriçeve të pastrimit të parave të një prej klaneve të trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt Europës.
Në dosjen e SPAK, rezulton se Ismaili është kunati i Luçiano Koçekut, njërit prej eksponentëve të grupit ‘Aruba’, dhe ka shërbyer si fasadë përmes së cilës paratë e krimit janë integruar në projekte ndërtimore, përfshirë legalizimin e miliona eurove.
Faktet flasin vetë. Më 10 qershor 2026, Gjykata e Posaçme caktoi masa sigurimi për 19 persona të të ashtuquajturit ‘Grupi i Aruba-s’, i dyshuar për trafik narkotikësh dhe pastrim parash përmes investimeve në Shqipëri. Mes tyre është edhe Gëzim Ismaili, pronari i ‘Erald-G’, ortaku i të cilit është në arrest shtëpie për ‘pastrim të produkteve të veprës penale’ dhe ‘grup i strukturuar kriminal’.
Por ajo që SPAK vijon të fshehë është fakti se kjo kompani është shpallur fituese në të paktën 217 procedura tenderuese dhe vetëm në 6 vitet e fundit, ka përfituar mbi 6 milionë euro para nga buxheti i shtetit.
Kjo kompani jo vetëm që nuk është vënë nën sekuestro nga SPAK, por gjendet sot në konsorciumin fitues të tenderit më të shtrenjtë në historinë e infrastrukturës rrugore shqiptare, procedurë që ka nisur që në gusht 2025, nën drejtimin e Belinda Ballukut, tashmë e akuzuar për shkelje të barazisë në tendera dhe korrupsion.
Pyetja që lind është fare e thjeshtë.
Si është e mundur që nën hundën dhe sytë e SPAK, gjatë kohës që këto kompani të lidhura me krimin e organizuar janë nën hetim nga SPAK, përfitojnë kontrata me vlera qindra milionë euro nga fondet publike?!
Partia Demokratike kërkon ANULLIMIN e menjëhershëm të kësaj procedure, pasi paratë e shqiptarëve nuk mund të përdoren për të pastruar paratë e drogës dhe krimit të organizuar, nga Ekuadori deri në Aruba.
I bëjmë thirrje SPAK të vërë nën sekuestro të menjëhershme këtë kompani si dhe të hetojë qindra tendera të përfituar prej saj, që nga dita e ardhjes së “Rilindjes” në pushtet.
Sa për Edi Ramën; koha jote ka mbaruar.
Ti je sot i kapur mat duke nxjerrë paratë që u ke vjedhur qytetarëve më të varfër në Europë jashtë Shqipërie përmes familjarëve të tu, dhe nuk do të vazhdosh të përdorësh paratë e shqiptarëve, për të pastruar paratë e karteleve më famëkeqe në botë.
As drejtësia që ti kontrollon dhe as mediat e paguara prej teje, nuk të dalin dot më për zot.
Fati yt tashmë tashmë është shkruar.
Ti, sëbashku me ortakët e tu të krimit të organizuar duhet të largoheni dhe t’i hapni rrugën një qeverie kujdestare, siç kërkon edhe protesta qytetare, që prej 50 ditësh ka mbushur Bulevardin kryesor të Tiranës.
Vetëm dorëheqja dhe largimi i Edi Ramës i kthen investimet publike në duart e qytetarëve dhe Shqipërinë në rrugën drejt integrimit europian, me standarde e reforma të vërteta. /CNA
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Një vatër zjarri ka rënë këtë të martë në fshatin e Shpërd...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho ka marrë pjes...
Gjykata e Tiranës ka vendosur të rrëzojë kërkesën e paraqi...
Janë publikuar pamjet e kamerave të sigurisë brenda zyrave...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistr...
Gjykata e Lartë ka shpallur kandidatët zyrtarë për anëtarë...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka kërkuar ndrysh...
Të shtunën e 25 korrikut, në zonën e Pgradecit do të zhvil...
Sot në Gjykatën e Lartë është zhvilluar seanca për rekursi...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
GJKKO ka gjobitur avokatin e pandehur të kryebashkiakut të...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
Ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Info...
Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tira...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hit...
Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për "terrorizmin" me...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...