web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paratë e futura në qese të zeza/ Publikohen pamjet brenda filialit të Postës Shqiptare në Durrës

21 Korrik 2026, 16:37, Aktualitet CNA

Janë publikuar pamjet e kamerave të sigurisë brenda zyrave të Postës Shqiptare në Durrës dhe lëvizjes së dyshuara të parave në këtë filial.

Në pamjet e mësipërme shihet ish-shefja e financës, V.D., në Postën e Durrës, duke lëvizuar me një qese të zezë ku brenda ka para.

Këto para dyshohet se merrenin nga arka dhe dërgohenin në zyrën e ish-drejtoreshës Elizabeta Mataja, në kundërshtim me procedurat e parashikuara.

Kujtojmë se lidhur me skandalin e përvetësimit të parave nga fondet e pensioneve dhe ndihmës ekonomike për qytetarët e Durrësit, janë arrestuar ish-drejtoresha Mataj, së bashku me ish-shefen e financës dhe arkëtaren.

Ata dyshohen për shkelje detyre dhe abuzim në vlera monetare. Dyshohet se në fondin e postës mungon shuma prej 700 mijë eurosh, por nuk është përjashtuar mundësia që shumë të jetë dhe më e madhe. Pritet që Prokuroria të dalë me një reagim zyrtar mbi hetimet. /CNA





Lajmet e fundit nga