web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fluksi i sezonit turistik/ Hita njofton masat shtesë në Aeroportin e Rinasit

21 Korrik 2026, 11:40, Aktualitet CNA

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, njoftoi sot masat shtesë që po ndërmerren këtë periudhë të verës që përkon me fluksin e sezonit turistik.

Duke folur nga Aeroporti i Rinasit, Hita u shpreh se po vijojnë kontrollet intensive përmes "gate"-eve për pasagjerët, e njëkohësisht edhe përpunimi i mallrave.

Hita theksoi se janë marrë edhe masa për kontrollet që lidhen me trafikimin e mundshëm të lëndëve narkotike.

“Jemi në pikun e sezonit turistik. Në Aeroportin e Rinasit, që ka fluksin më të madh në ditë të veçanta, ka rreth 50 mijë pasagjerë që përpunohen në një ditë. Po ashtu edhe përpunimi i mallrave. Po rritet numri i personave që kalojnë përmes 'gate'-eve. Në drejtim të lëndëve narkotike që tentohen të trafikohen përmes Rinasit, ka kontrolle të dedikuara nëpër avionë.  Siguri dhe ndihmë për të gjithë ata që vizitojnë Shqipëri, si bashkatdhetarët, ashtu edhe turistët e huaj”,-tha Hita./CNA





Lajmet e fundit nga