web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Autobusi pëson defekt brenda tunelit, trafik i rënduar në aksin Tiranë-Elbasan

20 Korrik 2026, 12:25, Aktualitet CNA

Trafik i rënduar i qarkullimit të automjeteve raportohet në tunelin Tiranë-Elbasan. Sipas informacioneve, shkak për trafikun e rënduar është bërë një autobus që ka pësuar defekt gjatë lëvizjes.

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara ekskluzivisht nga CNA, autobusi është ndaluar në vendparkimin e dedikuar brenda tunelit, ndërsa pasagjerët janë nxjerrë jashtë. Si pasojë, lëvizja e automjeteve bëhet vetëm në një korsi.

Lidhur me ngjarjen nuk ka ende një njoftim zyrtar, ndërsa bëhet me dije se në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe ato të ndihmës së shpejtë. Kujtojmë se trafiku në këtë aks raportohet shpeshherë i rënduar. /CNA





Lajmet e fundit nga