web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-presidenti paraqitet në Gjykatën e Posaçme

20 Korrik 2026, 10:46, Aktualitet CNA

Ish-presidenti Bamir Topi është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme. Topi është thirrur nga Prokuroria e Posaçme si dëshmitar për dosjen “Partizani”. 

Në seancën e sotme pritet të dëshmojë edhe ish-ministri Fatmir Mediu. Për çështjen “Partizani” janë të pandehur 8 persona, mes të cilëve edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

Kujtojmë se në Gjykatën e Posaçme ka nisur gjykimi me themel për dosjen “Partizani”. /CNA





Lajmet e fundit nga