web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

336 ditë mashtrim/ Kur do ta nxjerrë Erion Veliaj dhe Mero Baze kërkesën e prokurorit Ols Dado?

19 Korrik 2026, 09:03, Aktualitet CNA

Kryebashkiaku i arrestuar Erion Veliaj, mbi të cilin rëndojnë 13 akuza për 5 vepra të rënda penale dhe gazetari i familjes së tij, Mero Baze prej rreth një viti po mashtrojnë publikisht në lidhje me akuzat që kanë hedhur ndaj prokurorit Ols Dado.

Kanë kaluar plot 336 ditë nga mashtrimi publik i Veliajt dhe Mero Bazes, të cilët akuzojnë prokurorin Ols Dado se ka nisur hetimet për shkak të konfliktit të interesit, ku sipas pretendimeve të tyre prokurori ka kërkuar shtesë mbi lejen e ndërtimit, kërkesë që sipas kryebashkiakut Veliaj nuk e ka pranuar, ndaj dhe nisjen e hetimit ndaj tij e cilëson si "hakmarrje personale".

336 ditë më parë, përkatësisht në datën 18 gusht 2025, Erion Veliaj iu drejtua gjykatës me një dokument me 175 pika në 77 faqe pa firmë për të shpallur të pavlefshme hetimet ndaj kryebashkiakut, i cili ndodhet në qelitë e burgut të Durrësit me 13 akuza për disa vepra të rënda penale, ku dhe pretendon se prokurori ka nisur hetimet për tu “hakmarrë.”

Sot kanë kaluar 336 ditë dhe Erion Veliaj e Mero Baze nuk e kanë publikuar ende dokumentin e pretenduar prej tyre me firmën e prokurorit Ols Dado për një shtesë mbi pjesën me leje dhe as refuzimin e kësaj kërkese me firmën e Erion Veliajt. (Kërkesa nuk ekziston, as refuzimi, njësoj si inceneratori i Tiranës).

Pretendimet e Erion Veliajt 

Në pikën 135, thuhet se prokurori Ols Dado ka marrë një leje ndërtimi në Bashkinë e Tiranës dhe pastaj ka kërkuar një shtesë mbi atë me leje dhe kjo i është refuzuar.

336 ditë mashtrim/ Kur do ta nxjerrë Erion Veliaj dhe Mero Baze

Ndërsa në pikën 136 të dokumentit pa vulë dhe pa firmë, Erion Veliaj e trajton këtë si një çështje “hakmarrjeje” nga ana e prokurorit Ols Dado, sepse, sipas tij, nuk i është dhënë leja e ndërtimit për shtesën pasi ka bërë një kërkesë.

336 ditë mashtrim/ Kur do ta nxjerrë Erion Veliaj dhe Mero Baze

Pse Erion Veliaj nuk e nxjerr dokumentin me firmën e Ols Dados dhe refuzimin me firmën e tij?

Pretendimet e Mero Bazes

Nga ana tjetër, gazetari i familjes së tij, Mero Baze, thotë se, sipas tij, hetimi ndaj Veliajt është i kërkuar me ngulm nga një prokuror, i cili muaj më parë ka pasur konflikt personal me të, lidhur me kërkesat e tij për një leje ndërtimi jashtë kritereve ligjore që kishte bashkia.

“Pra, është e qartë që kemi të bëjmë me një hetim të kërkuar me ngulm nga një prokuror, i cili muaj më parë ka pasur konflikt personal me të, lidhur me kërkesat e tij për një leje ndërtimi jashtë kritereve ligjore që kishte bashkia, e cila nuk i është realizuar”, thotë Mero Baze, i cili shërben si vegël e kryebashkiakut Erion Veliaj.

336 ditë mashtrim/ Kur do ta nxjerrë Erion Veliaj dhe Mero Baze

Pse nuk e vërteton këtë Mero Baze? Ku e ka dokumentin me firmën e Ols Dados dhe refuzimin me firmë të Erion Veliajt? Pse nuk e nxjerr?

Ajo që ka ndodhur është se si Erion Veliaj ashtu dhe gazetari i familjes së tij Mero Baze, që prej arrestimit të kryebashkiakut kanë nisur një fushatë sulmesh ndaj drejtësisë, SPAK, prokurorit dhe gjyqtarëve.

Sulme nga të gjitha anët, me raporte të gënjeshtra për të cilat kryebashkiaku dhe vëllai i tij kanë lobuar 430 mijë dollarë, për të thënë se, prokurori Ols Dado është aktivist i PD-së dhe zhvillues pronash dhe se ai i ka paraqitur një kërkesë kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj për një shtesë mbi lejen e ndërtimit në pronën që zotëronte dhe e cila sipas kryebashkiakut iu refuzua.

Sulme me shkrime në mediat e paguara prej kryebashkiakut kundër prokurorit, si rasti i gazetarit të familjes së tij Mero Baze, të cilin e dirigjon nga burgu i Durrësit siç ka rezultuar në përgjimet e publikuara nga CNA.

Si sulm ndaj prokurorit Ols Dado, Erion Veliaj ka dërguar dhe një padi qesharake në Gjykatën Administrative, tek e cila paraqitet në seanca ndërsa nga ana tjetër ka frikë të përballet në GJKKO, me 13 akuzat për 5 vepra të rënda penale dhe prej një viti shtyn pafundësisht seancat gjyqësore, gjë që tregon fytyrën e vërtetë të kryebashkiakut.

Por të gjitha gënjeshtrat e Veliajt dhe mediave të paguara prej tij kanë dalë në dritë dhe janë rrëzuar me fakte. 

Sot kanë kaluar 336 ditë dhe as Veliaj dhe as këllira e tij mediatike Mero Baze, nuk nxjerrin as kërkesën me firmën e prokurorit që, sipas tyre, ka kërkuar shtesë dhe as dokumentin e refuzimit me firmën e kryebashkiakut.

336 mashtrim nga Erion Veliaj dhe Mero Baze kundër prokurorit Ols Dado, i cili së bashku me prokurorin Altin Dumani të cilit nuk guxojnë t’i përmendin as emrin, kanë kryer hetimet dhe e kanë kapur kryebashkiakun në korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim të produkteve penale, fshehje pasurie dhe futjen e sendeve të ndaluara në qeli./ CNA

 





Lajmet e fundit nga