web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga sëmundjet te ndërrimi i avokatëve/ Si shtyhen gjyqet në mënyrë banale nga Veliaj dhe mbrojtja e tij

3 Korrik 2026, 16:52, Aktualitet CNA

Këtë të premte është shtyrë gjyqi në Gjykatën Administrative për padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado, pasi avokati i pandehur, Plarent Ndreca mungoi me argumentin se djali i tij ishte sëmurë.

Në këtë seancë, Veliaj kërkoi shtyrjen duke pretenduar se nuk mund të vazhdonte pa ndihmë juridike, ndërsa u kujdes t’i uronte të shkuara djalit të Ndrecës.

Ky rast pasohet nga një sërë zvarritjesh të tjera në GJKKO ku Plarent Ndreca, i pandehur i SPAK, ka kërkuar më parë shtyrje të seancës së tij me arsyetimin se një koleg i zyrës ishte aksidentuar, ndërsa në një rast tjetër në GJKKO në seancën ndaj Veliajt, vetë avokati u shfaq si i sëmurë.

Konkretisht më 23 qershor 2026, në seancën në Gjykatën e Posaçme ndaj Veliajt procesi u shty sërish pikërisht pasi avokati Plarent Ndreca tha se ishte i sëmurë.

Këto episode janë pjesë e një strategjie të gjatë, pasi prej një viti proceset gjyqësore ndaj Veliajt janë shoqëruar me shtyrje të njëpasnjëshme.

Nuk po themi që rastet nuk ekzistojnë, se aksidentet nuk ekzistojnë, a ekzistojnë këto sëmundjet, a nuk ekzistojnë, a merren raporte formale, a nuk merren. Fakti është se që prej një viti është e qartë që kërkohet shtyrje dhe vetëm shtyrje seancash gjyqësore, sa herë sëmuret njëri, sa herë aksidentohet tjetri.

Shumë muaj u shty, merr një avokat, hiq një avokat, më pas u caktua një avokat kryesisht. Më pas na doli Plarenti, i cili vetëm sëmuret dhe pëson aksidente. Urojmë që të ketë sa më pak sëmundje dhe sa më pak aksidente, Plarent Ndreca, edhe për gjyqin e tij edhe për gjyqin e Veliajt se me sa duket do na i marrë zdromsin në qafë!

Frika e përballjes me drejtësinë

Për të kuptuar zvarritjen e seancave në mënyrë konstate, po ju rendisim disa prej datave dhe argumenteve boshe të përdoruara nga Veliajt dhe mbrojtja e tij, nga frika e përballjes me drejtësinë.

Strategjitë për t'iu shmangur drejtësisë kanë përfshirë ndërrimin e avokatëve, siç ndodhi më 12 dhjetor 2025 kur Veliaj përjashtoi Artan Gjermënin dhe Ermir Betën. Më tej, mbrojtja ka përdorur vazhdimisht pretendimin për nevojën e kohës për t'u njohur me aktet hetimore, të cilat i kanë pasur në dispozicion që në korrik, duke shkaktuar shtyrje në datat 28 tetor, 12 dhe 17 nëntor, si dhe 2 dhe 5 dhjetor 2025.

Përpara këtyre, seancat e 29 shtatorit, 10 tetorit dhe 21 tetorit 2025 u shtynë për arsye që varionin nga mungesa e njoftimit të të pandehurve deri te bojkotet e avokatëve pas incidenteve të ndryshme.

Pas fillimit të gjykimit në themel taktikat kanë vazhduar, ku seanca e 5 janarit 2026 u shty sepse Veliaj pretendoi se nuk ishte dërguar në kohë aktet, ndërsa ajo e 19 janarit u shty pasi ai kërkonte kontakt me avokaten e caktuar nga gjykata, Valentina Teodoresku.

Së fundi ka filluar të përdorë pretekstin e mosmarrjes pjesë në seancë për shkak të qëndrimin në “kafazin e xhamit” dhe në disa raste është përdorur preteksti se Drejtoria e Burgjeve nuk ka zbatuar urdhrin e gjykatës për shoqërimin e tij, edhe pse e kundërta ka qenë e vërtetë.

Seancat e 9 marsit, 24 marsit, 15 prillit dhe të tjera në vijim, deri te seanca më e fundit e 23 qershorit 2026 janë shtyrë sërish me të njëjtat pretekste, duke e zgjatur procesin për muaj me radhë.

Ndërkohë Veliaj tregon standarde të dyfishta duke shmangur gjyqet penale në GJKKO, por duke u paraqitur në Gjykatën Administrative për padinë ndaj prokurorit Dado, një proces që avokati Ndreca e ka pranuar se ndërmerret për interesat e tyre, gjë që fakton edhe më tepër zvarritjen e gjyqit penal dhe mospërballjes me drejtësinë. /CNA





Lajmet e fundit nga