web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Numri i rekurseve të paraqitura është ulur ndjeshëm"/ Braho: 16 zyrtarë të lartë nën hetim

3 Korrik 2026, 10:14, Aktualitet CNA

"Numri i rekurseve të paraqitura është ulur

Drejtuesi i SPAK-ut, Klodjan Braho, në raportimin e bërë në Komisionin e Ligjeve për veprimtarinë e institucionit që ai drejton për vitin 2025.

Braho bëri me dije se në vitin 2025 ka pasur një rritje të volumit të hetimeve me 4.9%, me 219 çështje të përfunduara.

Kreu i SPAK-ut tha se institucioni që ai drejton ka një ngarkesë në rritje, por pa humbur qëndrueshmërinë në mbylljen e hetimeve.

Më tej, Braho u ndal edhe te rekurset e paraqitura në GJKKO, për të cilat tha se janë ulur ndjeshëm në krahasim me vitin paraardhës.

Pra, nga 87 në vitin 2024, në 32 rekurse në vitin 2025. Braho u shpreh se sa u përket masave të sigurimit, rreth 43% prej tyre lidhen me korrupsionin. Lufta ndaj korrupsionit, tha Braho, në vitin 2025 shënoi rrijte të aktivitetit hetimor.

Gjë të cilën, tha kreu i SPAK-ut, e reflekton edhe dërgimi në gjykatë i 24 rasteve. Kreu i SPAK-ut bëri me dije se në vitin 2025, 16 zyrtarë të lartë janë vënë nën hetim.

 

Rritje të volumit të hetimeve 4.9%. 216 çështje janë përfunduar. SPAK-u ka një ngarkesë në rritje pa humbur qëndrueshmërinë në mbylljen e hetimeve. SPAK-u po mbështetet gjithnjë e më shumë në analizë, në hetime financiare. Numri i vendimeve nga gjykata është rritur nga 72 në 76 vendime. Numri i rekurseve të paraqitura në GJKKO është ulur ndjeshëm, nga 87 në 32. Sa u përket masave të sigurimit, politika profesionale është udhëhequr nga parimi i proporcionalitetit. Masat e aplikuara, rreth 43%, lidhen me korrupsionin, ndërsa rreth 21% me krimin e organizuar. Në luftën kundër korrupsionit 2025 shënoi rritje të aktivitetit hetimor. Kjo reflektohet me dërgimin në gjykatë të 24 rasteve. 16 persona, zyrtarë të lartë, nën hetim për vitin 2025”, tha Braho.





Lajmet e fundit nga