web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tensionet në protestë/ Këlliçi: Dhuna nuk zgjat qëndrimin në karrige, shton revoltën e qytetarëve

2 Korrik 2026, 17:32, Aktualitet CNA

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka bërë një reagim në rrjetet sociale lidhur me përplasjet e regjistruara në protestën e sotme para Parlamentit.

Këlliçi shkruan se sjellja e policisë ndaj protestuesve është një skenë “e shëmtuar” që ka për autor kryeministrin Edi Rama.

Ai shprehet më tej se Rama, së cilit i referohet si “kryeministri më i korruptuar në Europë”, refuzon të dëgjojë zërin e qytetarëve që duan largimin e tij.

Këlliçi thekson se dhuna nuk të mban në pushtet, por vetëm shton zemëratën e revoltën e qytetarëve.

Reagimi i plotë:

Dhuna brutale sot e Policisë ndaj atyre që protestojnë kundër korrupsionit është shpresa e fundit e Edi Ramës për të ruajtur pushtetin!!!

Dhjetra policë që i vërsulen të rinjve, arma e vetme e të cilëve janë megafoni dhe pankartat, është një shëmti që ka për autor Edi Ramën.

Kryeministri më i korruptuar në Europë refuzon të dëgjojë zërin e njerëzve që kërkojnë largimin e tij.

Me dhunë ai nuk do e zgjasë dot qëndrimin në karrige. Vetëm shton zemëratën e revoltën e qytetarëve. Sonte më shumë! /CNA





Lajmet e fundit nga