web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I riu nga Devolli rikthen një simbol historik në New York për 4 Korrikun

2 Korrik 2026, 20:09, Aktualitet CNA
I riu nga Devolli rikthen një simbol historik në New York për 4
Alesio Bejleri

Një ide e nisur nga i riu shqiptaro-amerikan me origjinë nga Devolli, Alesio Bejleri, është bërë realitet në prag të festimeve të 250-vjetorit të Shteteve të Bashkuara.

Studenti në College of Staten Island propozoi rikthimin e flamurit gjigand amerikan mbi Urën Verrazzano-Narrows, një traditë e realizuar për herë të fundit në vitin 1976, gjatë 200-vjetorit të pavarësisë së SHBA-së.

I riu nga Devolli rikthen një simbol historik në New York për 4

Pas mbështetjes së zyrtarëve të New York, Metropolitan Transportation Authority (MTA) miratoi projektin dhe ndërtoi një sistem të ri të përforcuar për vendosjen e flamurit, i cili do të valëvitet më 4 Korrik për të mirëpritur anijet historike që do të hyjnë në Portin e New York-ut në kuadër të festimeve të America250.

Nisma e të riut nga Devolli është vlerësuar si një kontribut i rëndësishëm në rikthimin e një prej simboleve më ikonike patriotike të New York-ut. /CNA





Lajmet e fundit nga