web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Trafiku i narkotikëve dhe pastrimi i parave prioritet"/ Braho: Krimi i organizuar po përdor forma më të sofistikuara

3 Korrik 2026, 10:32, Aktualitet CNA

Në raportimin e tij në Komisionin e Ligjeve për veprimtarinë e vitit 2025, kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho, është ndalur te krimi i organizuar.

Braho tha se referuar të dhënave të vitit 2025, krimi i organizuar po shfaqet në forma më të sofistikuara.

Kreu i SPAK-ut tha se grupet kriminale po përdorin ndarje të qarta të roleve, komunikime të infiltruara, teksa shtoi se trafiku i narkotikëve dhe pastrimi i produkteve të veprës penale mbetet ndër prioritetet kryesore të hetimeve.

Duke u ndalur te profili i riskut, Braho u shpreh se grupet kriminale përbëjnë 54% të kësaj kategorie, trafikimi i narkotikëve 28.4% dhe pastrimi i produkteve të veprës penale 24.3%.

 

Të dhënat e vitit 2025 tregojnë se krimi i organizuar po shfaqet në forma më komplekse dhe më të sofistikuara. Grupet kriminale nuk veprojnë më vetëm me format klasike që kemi hasur më parë, por përdorin ndarje të qarta të roleve, komunikime të infiltruara, subjekte tregtare fiktive, transaksione formale dhe investime në pasuri të paluajtshme. Hetimet e vitit 2025 kanë treguar se trafiku i narkotikëve dhe pastrimi i produkteve të veprës penale mbeten në prioritetet kryesore.

Në profilin e riskut, grupi i strukturuar kriminal përbën 54% të kësaj kategorie, trafikimi i narkotikëve 28.4% dhe pastrimi i produkteve të veprës penale 24.3%. Në disa raste Shqipëria përdoret si vend transiti, rekrutimi apo pastrimi të produkteve kriminale. Aktiviteti kryesor i grupeve shpesh shtrihet jashtë territorit të Shqipërisë”, tha Braho.





Lajmet e fundit nga