Ndoshta mund të duket një titull që në momentin e parë të fut në mendime ose të sjell të qeshura, që si mundet që dikush të jetë kaq i ligë me veten sa ta mbajë në burg.
Rasti i Erion Veliajt është shembulli.
Dikush mund ta kundërshtojë por “Erion Veliajn” e mban në burg Erion Veliaj. Këtu nuk ka asgjë për të qeshur. Të gjitha faktet e thonë këtë.
Një nga pikat kryesore që i mëshojnë fort prokurorët e SPAK-ut, Ols Dado dhe Altin Dumani sa herë Veliaj kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë është fakti se ai ka prishur provat.
Duke qëndruar në detyrë si kryetar bashkie rrezikon që të shkatërrojë procesin hetimor.
Erion Veliaj përveç 12 akuzave që kishte në momentin e arrestimit, mori dhe një akuzë të 13-të për përdorimin e sendeve të paligjshme në paraburgim.
Por ai mund të hetohej në gjendje të lirë në rast se nuk do të ishte më kryetar bashkie, në rast se do të kishte dhënë dorëheqjen dhe nuk do të shkonte në institucion për të prishur provat.
Rasti i Klotilda Bushkës, që mesa duket prokurorët janë treguar zemërgjerë apo të butë, që merrte dhe prishte telefonin e Adela Kondakçiut për të ndryshuar provat, e cila ishte dhe burimi kryesor i nxjerrjes së të dhënave hetimore për Erion Veliajn pasi telefoni i saj ishte sekuestruar nga SPAK për një çështje tjetër, atë të kryebashkiakut të Himarës Jorgo Goro, i arrestuar pas kallëzimit të Fredi Belerit.
Le të shohim një fakt të thjeshtë.
Në rast se Erion Veliaj nuk do të ishte në detyrë si kryetar bashkie dhe nuk do të prishte provat, cili do të ishte argumenti kryesor i prokurorëve Ols Dado dhe Altin Dumani para gjykatës? Përse duhet ta mbanin në burg? Mund ta hetonin si shumë kryebashkiakë të tjerë, në gjendje të lirë.
Njeriu që jep dorëheqjen si kudo në botë nuk prish provat dhe vazhdon hetimi dhe në fund është gjykata që vendos.
Erion Veliaj i thirrur në dhjetor të 2024 për të dytën herë në SPAK por për herë të parë në lidhje me hetimet ndaj tij dhe bashkëshortes Ajola Xoxa doli dhe sulmoi SPAK-un në një mbledhje të Këshillit Bashkiak në mënyrë kriminale.
Jo vetëm kaq, por filloi dhe prishjen e provave. Pasi u njoh me akuzat, në vend që të jepte dorëheqjen dhe t’i linte prokurorët të bënin detyrën apo të merrte përsipër të gjithë barrën e kësaj çështje duke çliruar biznesmenët dhe bashkëshorten e tij, (por nuk e ka këtë lloj burrërie) shkoi përpara dhe vazhdoi me akuza duke theksuar se ai ishte kryetar bashkie, ishte i zgjedhur, bënte shumë punë, ndërsa nga ana tjetër prishte provat, po dëmtonte hetimin.
Herë pas here prokurorët këtë kanë thënë në gjykatë. Erion Veliaj i lirë rrezikon të shkatërrojë procesin dhe ta hedhë atë në erë sepse është në detyrë si kryetar bashkie dhe këtë e bëri dhe me gomarllëkun e tij të fundit.
Kur Edi Rama e shkarkoi, Erion Veliaj nuk u dëgjua në Këshillin Bashkiak. Kjo u gjet si shkelje procedure nga Gjykata Kushtetuese dhe e la në detyrë Erion Veliajn.
Në fakt, në rast se Erion Veliaj nuk do ta kishte ankimuar në Gjykatën Kushtetuese ai do të rrëzonte një nga argumentet kryesorë të prokurorëve të SPAK-ut për të cilat ai ndodhet në qeli.
Në rast se nuk do të ankimonte shkarkimin e bërë nga Rama, menjëherë mund të kërkonte zëvendësimin e masës së sigurisë.
Erion Veliaj nuk do të ishte me kryetar bashkie dhe nuk do të kishte gjykatës që ta mbante në qeli. Prokurorët mund të kishin shumë argumente të tjera, por kolonën e tyre kryesore kanë faktin që Erion Veliaj është kryetar bashkie dhe prish provat.
Ky argument do t’u rrëzohej në gjykatë nëse Erion Veliaj do të jepte dorëheqjen, pasi nuk do të ishte më në detyrë që të prishte provat. Prandaj dhe Erion Veliaj është ai që mban në burg Erion Veliajn.
Në Tiranë do të bësheshin zgjedhjet, do të vihej një kryebashkiak tjetër, Erion Veliaj do të vazhdonte procesin, do të kërkonte zëvendësimin e masës së sigurisë, nuk do të ishte më në detyrë si kryetar bashkie.
Gjyqi do të vazhdonte me një masë tjetër sigurie pa asnjë diskutim se nuk ka asnjë gjykatë dhe arsye më për ta mbajtur në burg nëse ai nuk është në detyrë.
Erion Veliaj nuk e bëri këtë, zgjodhi të mbante veten në burg si Erion dhe si kryetar bashkie prej një viti.
Teksa nuk i ka ngelur dhe më shumë se një vit mandat, me procedurat ligjore, me gjykatën që tani pas 7 muajsh filloi ta shqyrtonte çështjen në themel, Erion Veliaj ndoshta do ta lërë detyrën kur të jenë zgjedhjet dhe nuk do të jetë më kryetar bashkie.
Në këtë moment ndoshta do të fitojë lirinë por jo më si kryetar bashkie por si Erion Veliaj. Lirinë me një tjetër masë sigurie se nuk do të ketë më detyrën e atij kryetarit që mund të shkatërrojë dhe hedhë në erë një proces të tërë hetimesh apo proces gjyqësor.
Është e qartë që Erion Veliajn e mban në burg Erion Veliaj, duke u kapur dhe lidhur pas karriges së kryetarit. Edhe veten e tij e sakrifikon, qëndron në burg që të ruajë karrigen e kryebashkiakut.
Ky është Erion Veliaj që për të mbajtur titullin si kryetari i Bashkisë së Tiranës, e le Erionin në burg duke e mbajtur larg familjes, të afërmve. Mesa duket nuk e ka këndvështrimin si baba, si prind, mjafton të jetë kryetar bashkie pa le të rrijë në burg.
Ndërkohë që mund të ishte jashtë, pranë djalit të tij duket se, ka zgjedhur të qëndrojë në qeli, që të mbajë karrigen e kryebashkiakut./ CNA
Policia britanike njoftoi se arrestoi këtë të enjte ish-Pr...
Në shumë javë, sa herë ka një gjyq Erion Veliaj shohim...
CNA është një nga mediat që nuk ka ndalur publikimet, inve...
Inceneratorët janë afera e shekullit, e cila ka zhvatur dh...
Kur flitet për burgosje politike ka një keqkuptim, referua...
“Arrestoni popullin, lironi Veliajn” duket të jetë qëndrim...
Quhet Gent Ibrahimi! Milioner nga prindërit ish-pronarë, ...
U bë gati një vit që prokurorët e SPAK-ut edhe gjyqtarët e...
Befas, dje mediat shërbëtore të kryebashkiakut të Tiranës,...
Carlo Bollino është një nga botuesit e mediave në Shqipëri...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza të rënda,...
Inceneratorët kanë gllabëruar qindra miliona euro nga taks...
Një sqarim i shkurtër për shumë miq dhe gazetarë. Banda e...
Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së S...
Ka disa kohë që një grup personash kanë të njëjtin artikul...
Plaku maç apo derri maç në letra i ngjan shumë Carlo Bolli...
Në vitin 2026, Shqipëria vazhdon të ketë të njëjtën fytyrë...
Disa mendime që do t’i paraqisja në tryezën e 9 janarit, t...
Mjerë ata që të keqen e quajnë të mirë e të mirën të keqe,...
Bankat moderne, që nisën të paktën me familjen Medici ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...