CNA paralajmëron të tjera skenare të shkruara nga burgu i Durrësit
CNA do të sjellë të tjera detaje nga përgjimet në burgun e...

Zbardhet vendimi i Gjykatës së Apelit dhe arsyetimi për refuzimin e lirimit të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.
Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar vendimin e Apelit të Posaçëm ku sipas arsyetimit të gjykatës Veliaj ka pushtetin për të ndikuar mbi vartësit e tij për të zhdukur apo deformuar përmbajtjen e dokumenteve të ndryshme që mund të shërbejnë si burime prove si dhe për të ndikuar mbi persona të ndryshëm, vartës ose jo, për të mos dhënë deklarime me vlerë përpara organit procedues ose për të deformuar përmbajtjen e këtyre deklarimeve.
“Në përfundim të analizës që lidhet me llojin e masës së sigurimit që është caktuar ndaj personit nën hetim Erion Veliaj, gjykata e Apelit e konsideron plotësisht të arsyetuar dhe të bazuar vendimin e Gjykatës së shkallës së parë dhe vlerëson se çdo masë tjetër e ndryshme nga ajo "Arresti në burg", e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale nuk është në përputhje me shkallën e nevojave të sigurimit, për të gjithë argumentet e dhëna më sipër, për shkak të rrezikshmërisë së veçantë të veprave penale dhe autorit të dyshuar të tyre si dhe pranisë së të tre kushteve të veçanta për caktimin e një mase sigurimi, në nivelin më të lartë të tyre. Gjykata e konsideron krejtësisht të papërshtatshme masën e sigurimit "Garancia pasurore", të parashikuar në nenin 236 të Kodit të Procedurës Penale, e kërkuar nga personi nën hetim Erion Veliaj. Një masë e tillë jo vetëm që, sikurse u theksua, nuk kënaq shkallën e nevojave të sigurimit, por në të njëjtën kohë nuk përputhet me natyrën e veprave që dyshohet të ketë kryer ky person nën hetim, të cilat lidhen pikërisht me përfitimin e parregullt gjatë ushtrimit të detyrës të shumave monetare e pasurive të tjera si dhe me fshehjen e burimit të këtyre përfitimeve. Pra, vendosja e një shume parash si garanci për lirinë e një zyrtari të lartë konsiderohet krejtësisht në kundërshtim me natyrën e veprave penale që synojnë pikërisht mbrojtjen e marrëdhënieve juridike të vendosura për të parandaluar marrjen prej zyrtarëve në fjalë të përfitimeve të parregullta dhe fshehjen më pas të origjinës së këtyre përfitimeve.
Nga ana tjetër, Gjykata kërkon që ndërsa të qenit një zyrtar i lartë mund të rrisë peshën e argumenteve pro paraburgimit, duhet që edhe në këto raste të respektohen standardet e Konventës, liria mund të kufizohet vetëm kur arsyet janë bindëse, specifike dhe të mbështetura në prova.
Rreziku i helmimit të provave në rastin konkret përforcohet edhe fakti se personi nën hetim Erion Veliaj është ende në detyrën e Kryetarit të Bashkisë Tiranë dhe ka pushtetin për të ndikuar mbi vartësit e tij për të zhdukur apo deformuar përmbajtjen e dokumenteve të ndryshme që mund të shërbejnë si burime prove si dhe për të ndikuar mbi persona të ndryshëm, vartës ose jo, për të mos dhënë deklarime me vlerë përpara organit procedues ose për të deformuar përmbajtjen e këtyre deklarimeve, sikurse edhe rezultoi nga parashtrimi i mësipërm", thuhet në vendim.
Gjyqtari në vendimin e tij thotë se lidhur me rrezikun e ikjes, sikurse me të drejtë ka arsyetuar gjykata e shkallës së parë, mundësitë financiare të personit nën hetim Erion Veliaj, të vlerësuara në harmoni me lëvizjet e tij të shumta jashtë vendit, referuar të dhënave të sistemit TIMS si dhe të përforcuara nga sanksioni tepër i lartë i veprave penale që dyshohet të ketë kryer ky shtetas dhe që rrezikon të vuajë, e çon gjykatën në përfundimin se ky rrezik është eminent dhe në nivele të larta.
"Gjykata çmon se një rrezik i tillë për dëmtimin e provave nuk është një gjendje e cila mund të neutralizohet nepermjet izolimit të përkohshëm të personit nën hetim, për sa kohë ende nuk është i qartë plotësisht rrethi i provave që do të shërbejnë për hedhur dritë mbi faktin penal si dhe rreziku i helmimit të provave të gjalla do të jetë gjithnjë i pranishëm referuar sjelljes së treguar nga personi nën hetim, sikurse u parashtrua më sipër.
Për çka u tha më sipër, vetëm rreziku i helmimit të provave do të mjaftonte që gjykata të caktonte masën e sigurimit "Arresti në burg", e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim Erion Veliaj. Megjithatë, gjykata vëren se në këtë rast ekziston edhe rreziku i ikjes dhe ai i kryerjes së veprave të tjera penale të të njëjtit lloj me ato për të cilat po procedohet.
Lidhur me rrezikun e ikjes, sikurse me të drejtë ka arsyetuar gjykata e shkallës së parë, mundësitë financiare të personit nën hetim Erion Veliaj, të vlerësuara në harmoni me lëvizjet e tij të shumta jashtë vendit, referuar të dhënave të sistemit TIMS si dhe të përforcuara nga sanksioni tepër i lartë i veprave penale që dyshohet të ketë kryer ky shtetas dhe që rrezikon të vuajë, e çon gjykatën në përfundimin se ky rrezik është eminent dhe në nivele të larta. Ky konkluzion nuk relativizohet as nga fakti se personi nën hetim është kryefamiljar dhe baba i një fëmije të mitur", thuhet nder te tjera ne vendimin e Apelit të Posaçëm.





CNA do të sjellë të tjera detaje nga përgjimet në burgun e...
Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka prezantuar disa risi n...
Ministria e Brendshme në Itali ka përgatitur listën me emi...
Sipërmarrësi Samir Mane i ftuar në emisionin “Opinion” u p...
Sipërmarrësi Samir Mane i ftuar në emisionin “Opinion” nga...
Gazetarja Ola Xama e ftuar në MCN TV ka folur për publikim...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Gazetari Elvi Fundo ka deklaruar se Dritan Prençi është pr...
Gazetari Elvi Fundo ka folur sërish për përgjimet ndaj kry...
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka njoftuar s...
GJKKO do të marrë vendim më 16 prill, ora 13:00, për 8 të ...
Sot, më datë 7 prill 2025, Bordi i Presidencës së Këshilli...
Apeli i GJKKO-së la në fuqi dënimin me 2 vite shërbim prov...
Zbulohet data se kur do të shpallet vendimi për të pandehu...
Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi dënimin me 2 vite shërbim...
Prej 5 ditësh CNA po sjell përgjimet e kryebashkiakut të...
Edhe pse jemi zyrtarisht në stinën e pranverës, disa zona ...
Pas një sezoni të cilin mund ta përkufizojmë si më spektak...
Prej disa ditësh CNA ka publikuar një dosje të madhe përgj...
Policia e Tiranës ka bërë sot me dije masat për garantimin...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...