Prej 5 ditësh CNA po sjell përgjimet e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nga paraburgimi i Durrësit, ku në “shfrimet”, siç i ka quajtur ai, pasi SPAK-u i komunikoi një akuzë të re, porosit dhe inskenon sulme kundër prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Dy gazetarë të njohur për qëndrimet e tyre proqeveritare përgjithësisht, por veçanërisht pro Veliajt janë Mero Baze dhe Carlo Bollino, të cilët në përgjime janë marrësit e porosive të Veliajt për lajme apo për t’u bërë ndërmjetës tek eksponentë të lartë që të mos ngelej në qeli.
Që nga 3 prilli kur CNA nisi publikimin Mero Baze në intervistë e më pas në portalin e tij ka publikuar disa versione se si sipas tij CNA i kishte siguruar përgjimet.
Fillimisht më 4 prill tha se CNA i kishte marrë përgjimet nga klane të ndryshme brenda SPAK-ut dhe akuzoi SPAK-un se nëse nuk heton do të thotë që është i përfshirë.

Më 5 prill tha se janë duart e opozitës.

Dje shkroi se tërheq idenë se përgjimet i ka nxjerrë Dumani apo Dado, por mund të jenë rivalë të tyre brenda SPAK-ut ose sërish Berisha.
Poshtë artikullit të Mero Bazes komentuesit kanë shpërthyer duke i përplasur Mero Bazes në fytyrë të vërtetat, pasi në artikull shprehet se ato që janë publikuar nuk janë vepra penale. Por nëse do të ishte kështu SPAK-u nuk do të kishte ngritur një akuzë të re për Erion Veliajn pikërisht atë të futjes së sendeve të paligjshme në qelitë e paraburgimit.

Një komentuese i kujtoi Meros se ka ndërhyrë në një proces gjyqësor.
“Po ty si ta merr mendja do të kesh përgjegjësi që ke ndërhyrë në një proces gjyqësor apo e di redaktori”, shkruan komentuesja.
Të tjera komente i përmendin nofkën tashmë të njohur gjerësisht.

Qytetarët e pyesin nëse ka marrë këstin e radhës duke nënkuptuar pagesat që merr nga Arbër Veliaj.

Një komentues e krahason Meron me tifozët e Laprakës kur luante Partizani, por me diferencën se Mero ndryshe nga ata nuk është idealist.

“Vërtet ju gënjen mendja se tani pas publikimit të emrit tuaj si botues në shërbim të Erion Veliajt, ka rëndësi opinioni juaj se cili është burimi i përgjimeve. Ju thjesht e keni humbur të drejtën për t’u shprehur”, komenton një tjetër.

Disa komentues i kanë shkruar Bazes komente fyese duke e quajtur dhe letër higjienike të Veliajt.

Pas publikimit të përgjimeve publiku është bindur se Veliaj mund të prishë provat ndaj shkruajnë se ai nuk duhet të dalë nga burgu.

CNA do të vijojë edhe në vazhdim me publikimin e përgjimeve dhe do të sjellë të tjera fakte./CNA
Edhe pse jemi zyrtarisht në stinën e pranverës, disa zona ...
Pas një sezoni të cilin mund ta përkufizojmë si më spektak...
Prej disa ditësh CNA ka publikuar një dosje të madhe përgj...
Policia e Tiranës ka bërë sot me dije masat për garantimin...
Gazetari Elvi Fundo, i ftuar në emisionin “Kafe shqeto” me...
Gazetari Elvi Fundo, i ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” me...
Organizatat jofitimprurëse të regjistruara si persona juri...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, For...
Pas reshjeve të dëborës që kanë rënë në disa zona të vendi...
Në zbardhjen e dosjes së përgjimeve, CNA ka sjellë materia...
Këtë të dielë, në qytetet e Pogradecit dhe Korçës janë reg...
CNA pas pak do të sjellë një tjetër grup faqesh të plota m...
Në një video të publikuar në rrjete sociale, ambasada amer...
Pas publikimit të 5 faqeve të para të përgjimeve nga burgu...
CNA pas pak do të sjellë të tjera materiale në vijim që do...
Përfaqësuesja e Lartë për Politika të Jashtme dhe Siguri e...
Parlamenti Europian ka pubikuar raportni vjetor mbi implem...
Pesë vjet më parë, në njëqindvjetorin e lindjes, ndër të t...
Kryepiskopi Joan ka folur për kontributin e madh dhe të ja...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...