web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përgjimet/ Si u manipulua audio në burgun e Durrësit dhe u publikua nga Carlo Bollino dhe Mero Baze

6 Prill 2025, 09:58, Denoncim CNA

CNA do të vijojë me publikimin e detajeve nga përgjimet e bëra në burgun e Durrësit për kryebashkiakun Erion Veliaj.

Një ditë më parë CNA publikoi faktin se si u manipulua audio nga burgu i Durrësit, ku në një bisedë të Veliajt me Ajola Xoxën, kjo e fundit tregon qartazi se po ndërhyhet në audio duke manipuluar të vërtetën.

Ajo thotë se po punohet me transkriptin dhe po ashtu me audion për t’i pastruar zërin, ndërsa ky i fundit në telefonatën e radhës e pyet sërish nëse është pastruar audioja.

Pra, qartazi tregohet dhe manipulimi që pretendohej të bëhej me audion.

Pas këtij skenari të bërë nga burgu i Durrësit, audio me ndërhyrjet e bëra ashtu siç del nga përgjimet nga njerëzit e Veliajt u publikua në mediat që sipas dosjes së përgjimeve i kanë shërbyer Veliajt, si ajo e Mero Bazes dhe Carlo Bollinos.

Përgjimet/ Si u manipulua audio në burgun e Durrësit dhe u

Përgjimet/ Si u manipulua audio në burgun e Durrësit dhe u

Përgjimet/ Si u manipulua audio në burgun e Durrësit dhe u

Përgjimet/ Si u manipulua audio në burgun e Durrësit dhe u

Në fakt çfarë është publikuar nga ajo audio ka qenë një “fake news”, pasi prokurori nuk ka thënë asnjëherë ndyrësirë.

Pra, Mero Baze dhe Carlo Bollino nuk kanë bërë vetëm rolin e gazetarit dhe zëdhënësit të Erion Veliajt por kanë përgatitur materiale, shkrime publikime, kanë thënë mashtrime, manipulime si rasti i manipulimit të audios, apo fushatës mediatike me sulmin ndaj prokurorëve, inskenimet për 2 milionë eurot etj përgjime të publikuara në CNA të cilat mund t’i lexoni në linqet e mëposhtme.

PËRGJIMET

Veliaj kërkon që Mero Baze, Maks Haxhia dhe të gjithë të tjerët të ngrihen dhe të kenë një reagim masiv në lidhje me deklaratën e tij për fjalën që pretendonte Veliaj se kishte thënë në seancë gjyqësore.

Më tej, në një bisedë të Veliajt me Ajola Xoxën, kjo e fundit tregon qartazi se po ndërhyhet në audio duke manipuluar të vërtetën. Ajo thotë se po punohet me transkriptin dhe po ashtu me audion për t’i pastruar zërin, ndërsa ky i fundit në telefonatën e radhës e pyet sërish nëse është pastruar audioja. Pra, qartazi tregohet dhe manipulimi që pretendohej të bëhej me audio.

“Në orën 15:20, gjatë bisedimit ndërmjet Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës, ndër të tjera, Erioni i tregon se po shikonte lajmet në lidhje me postimin për fjalorin e ndyrë të përdorur nga ai (nënkupton prokurorin) dhe përgjigjen e atyre që e mohojnë (nënkupton Gjykatën e Posaçme) dhe e pyetën nëse do të nxjerrin audion që të provohet 100%.

Ajola i përgjigjet që do të pyesë çunat që e kanë nxjerrë audion. Për këtë gjë, Erion Veliaj i kërkon që të mos flasë direkt me ta pasi është në përgjim. Ajola i shprehet se e di këtë gjë. Erioni kërkon të dijë nëse do të publikohet audioja, dhe Ajola i thotë që do të flasë me avokatin se ai duhet të ketë transkriptimin. Erion Veliaj i thotë se do ta marrë sërish për pesë minuta, që të dijë në lidhje me veprimin e publikimit të audios, pasi është i shqetësuar që gjyqtari ka mbrojtur prokurorin, dhe i thotë Ajolës se duket qartazi që ata janë bashkë.

Në orën 15:33, Erion Veliaj telefonon Ajolën, dhe kjo e fundit i tregon se ata e kanë transkriptin dhe po punojnë me të, duke pastruar zërin, me qëllim që të dëgjohet mirë sepse është pak si nën zë, që të jetë e dëgjueshme. Erion Veliaj i kërkon të mos japë detaje në telefon, thjesht t'i thotë që po merret me këtë gjë.

Në orën 16:00, Erion Veliaj interesohet sërish në lidhje me transkriptimin dhe me pastrimin e audios së seancës gjyqësore, dhe Ajola në bisedë me të i konfirmon se kanë një përgjigje.

Erion Veliaj e pyet nëse e kane bërë transkriptimin e materialit, që t’ia çojnë redaktorit që ta shohë dhe i kërkon të takohet me të nga ora 12:00. I kërkon që materialin t'ia bëjë gati dhe t'ia japë redaktorit, i cili sipas bisedës, ka pasur takim me grupin”, thuhet në përgjime e siguruara nga CNA./ CNA

Përgjimet/ Si u manipulua audio në burgun e Durrësit dhe u

Përgjimet/ Si u manipulua audio në burgun e Durrësit dhe u

Përgjimet/ Si u manipulua audio në burgun e Durrësit dhe u

Përgjimet/ Si u manipulua audio në burgun e Durrësit dhe u

 





Lajmet e fundit nga