Një tjetër inskenim nga qelia e burgut të Durrësit ku qëndron i burgosur kryebashkiaku Erion Veliaj ka dalë nga përgjimet e bëra nga SPAK-u.
CNA ka publikuar pak më parë se si Erion Veliaj kërkon të ngrejë një tymnajë mediatike se janë kërkuar 2 milionë euro për kokën e tij dhe kërkon këshilla nga Mero Baze, i përdorur nga kryebashkiaku për skenarë me gënjeshtra.
Po sjellim një tjetër gënjeshtër të fabrikuar në burgun e Durrësit nga qelia e kryebashkiakut, i cili shprehet se ka dëshmitarë se janë kërkuar 2 milionë euro për burgosjen e tij.
Në fakt, të tre dëshmitarët janë thirrur dhe janë pyetur në SPAK dhe kanë mohuar të kenë dijeni, një prej tyre tashmë kandidat për deputet i PD-së dhe dy të tjerët biznesmenë, ndoshta njëri më pak i pasur se Mero Baze që tashmë është kthyer në Koço Kokëdhimën e dytë në jugun e Shqipërisë.
Tre dëshmitarët e përmendur nga i ndaluari Erion Veliaj me tri akuza të rënda penale si korrupsioni, pastrimi i produkteve të veprës penale dhe futja e përdorimi i sendeve të ndaluara në burg, në mënyrë të fortë kanë mohuar të kishin dijeni për miliona euro apo për çfarë kishte folur kryebashkiaku i Tiranës nga burgu.
Kjo tregon qartë se Veliaj ka shpikur dëshmitarë të rremë për të mbuluar gënjeshtrën e tij pasi një gjë e tillë është mohuar nga ata kur janë thirrur në SPAK.
Në përgjimet e siguruara nga CNA, sipas Veliajt, ka dëshmitarë se janë kërkuar dy milionë euro për burgosjen e tij.


“Në orën 09:31, Erion Veliaj i kërkon Ajolës që të bisedojë me Meron dhe me KM e t'u marrë një këshillë, pasi Erioni kërkon të dijë që në postimin e fundit të hënën, të tregojë pa dhënë shumë detaje se sa është kërkuar për kokën e tij. Më pas, këtë frazë Erioni e përsërit sërish: ‘Pra është ofru një shumë, erdhi dikush dhe tha ne po t’na e paguash këtë, sa ka paguar ai qe do ta fusi brenda e zgjidhim. Une sigurisht qe thashë jo, s’ka shans. Tani pyetja eshte ta nxjerrim këtë apo jo?’ I thotë se këtë gjë e ka me dëshmitarë, me Dokushin, Isuf Berberin dhe Myslym Murrizin. I kërkon qe t'i thotë që të takohet me Arbrin pasi ai (Erioni) ka nevojë për këshillë.
Në orën 11:09, Erion Veliaj bisedon me Ajolën dhe i kërkon qe të bisedojë me KM dhe t’i thotë që Erioni ka këtë informacion. T'i thotë që për kokën e Erionit janë kërkuar dy milionë euro, o paguaj ose do të marrim pagesën që ka bërë dikush tjetër. I thotë që t'i shkruajë Edit, që për këtë gjë të dëgjojë Arbrin e vogël, (vëllain e tij) ose Maznikun, ose Fugën, ose Meron. Erion Veliaj i thotë se nuk ka çfarë të bëjë me këtë informacion, pasi ai ishte takuar me Alban Dokushin, Isuf Berberin dhe Myslym Murrizin, dhe i kanë thënë që koka jote vlen dy milionë euro. I kërkon Ajolës që të merret seriozisht me këtë gjë”, thuhet në përgjimet e siguruara nga CNA, ku Veliaj thotë një tjetër gënjeshtër pasi asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar atë që ka thënë kryebashkiaku./ CNA
Të tjera gënjeshtra të fabrikuara nga qelia e Erion Veliaj...
Audiopërgjimet e SPAK-ut ndaj kryebashkiakut Erion Veli...
Sot do të vijojmë me publikimin e skandaleve të tjera që d...
Dy mercenarët e Erion Veliajt, të cilët dirgjohen nga burg...
CNA do të sjellë një tjetër përgjim nga qelia e burgut të ...
Ajo që po konstatohet nga përgjimet ndaj kryebashkiaku...
CNA ka zbuluar të tjera detaje nga përgjimet ndaj kryebash...
Kryebashkiaku i arrestuar për korrupsion dhe pastrim të ...
Kryebashkiaku Erion Veliaj urdhëron që nga qelia e burgut ...
Në audiopërgjimet që CNA ka siguruar, të cilat janë çuar n...
Mjafton të shikoni këtë shkrim, këtë editorial të Mero B...
CNA ka siguruar përgjimet ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj...
CNA paralajmëroi se do të publikonte sot rreth orës 18:00 ...
CNA do të vazhdojë që pas orës 18:00 të publikojë përgjime...
Rrjedhje materialesh hetimore, marrje në pyetje, akte, dok...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në 27 Korrik të vitit 2021 ...
Në redaksinë e emisionit “Stop” është ankuar një 30-vjeçar...
Adriatik Lapaj, njeriu që e ka pranuar publikisht se është...
Një tjetër rast flagrant i abuzimit me pushtetin dhe ligji...
Gazetari Telnis Skuqi ka denoncuar një tjetër rast kur kri...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...