
Në audio-përgjimet që SPAK-u paraqiti si prova në Apelin e GJKKO-së janë dy emra pronarësh mediash që përmenden. Mero Baze dhe Carlo Bollino. Për të dy Veliaj jep urdhër nga burgu se çfarë duhet të shkruajnë e si të shkruajnë.
Çfarë ka ndodhur e panë të gjithë shqiptarët në mediat e tyre që u kthyen në hanxharë kundër SPAK-ut, por më spektakolari është Mero Baze.
Në një nga përgjimet tashmë të zbardhura nga GJKKO, Veliaj thotë se ka prova që grekët kanë paguar 2 milionë euro për burgosjen e tij dhe për këtë ai kishte tre dëshmitarë.
Në fakt të tre dëshmitarët janë thirrur dhe janë pyetur në SPAK dhe kanë mohuar të kenë dijeni, një prej tyre tashmë kandidat për deputet i PD-së dhe dy të tjerët biznesmenë, ndoshta njëri më pak i pasur se Mero Baze që tashmë është kthyer në Koço Kokëdhimën e dytë në jugun e Shqipërisë.
Tre dëshmitarët e përmendur nga i ndaluari Erion Veliaj me tri akuza të rënda penale si korrupsioni, pastrimi i produkteve të veprës penale dhe futja e përdorimi i sendeve të ndaluara në burg, në mënyrë të fortë kanë mohuar të kishin dijeni për miliona euro greke apo për çfarë kishte folur kryebashkiaku i Tiranës nga burgu.
I vetmi që vazhdon historinë më grekët si skenar nga SPAK-u kundër Veliajt tani dhe Olta Xhaçkës është Mero Baze. Në fakt ai komandën e ka marrë nga qelia dhe i mjaftojnë paratë e koncesioneve dhe fakti që rilindja e bëri biznesmen, nuk ka asnjë turp se del si palaço në publik kur thotë se ka aleancë greke në SPAK.
Në fakt ishte GJKKO që e ktheu çështjen dhe i kërkoi prokurorit Ols Dado të hetonte dhe Xhaçkën dhe Artan Gacin në dosjen e Jorgo Goros pas kallëzimit të bërë nga Fredi Bejleri.
Prokurori Dado e ka ankimuar vendimin e GJKKO. Sipas logjikës të Meros, Dado i tha gjykatëses të kthente për hetim Oltën dhe Gaçin, pasi ishte dënuar Jorgo Goro. Që të kthehej aty ku ishte në fillim. Pra partizanë ishin veshur si partizanë që të dukeshin gjermane.
Sipas mendjes të komanduar nga burgu SPAK nuk duhet ta merrte kallëzimin e Bejlerit dhe s’duhet ta hetonte se ai e kishte bërë nga burgu. Kur në fakt Bejlerin e kishte ndaluar policia e shtetit dhe me akuza të forta nga Bejleri se ishte një skenar i mirëpërgatitur nga mendjet e sëmura të Rilindjes ku nuk përjashtohet dhe Mero.
Mjerimi mendor shkon deri aty sa shpik aleancë grekësh në SPAK, pse morën kallëzimin e Bejlerit, se miku i Meros që ka shkatërruar jugun, Jorgo Goro, ishte burrë i ndershëm.
Ndërsa dje shkonte më tej, jo vetëm duke sulmuar prokurorët, por duke relativizuar veprat penale të Veliajt duke shkruar editorial me histori brekësh nga burgu kur në fakt ishin 860 mijë euro blerje të cilat ishin dokumentuar nga Dogana Shqiptare.
Mero e gjeti me urdhër nga burgu klanin grek në SPAK i ka ngelur pa treguar klani grek në PS, si e solli Rilindjen, Vangjel Dule dhe Fredi Bejleri në 2013 në pushtet dhe pa harruar një tjetër grek si Vangjel Tavo në krye të bashkisë Himarë.
Këto shkrimet e Mero Bazes kundër SPAK-ut dhe prokurorëve me skenarë grekësh dhe porosi nga burgu i Durrësit, nuk ia kalojnë rrezikut të tij anglo-amerikan kundër Berishës gati 28 vite më parë. Janë e njëjta formë e një mendjeje të sëmurë që nuk po i bën derman as sulltanllëku në jug të Shqipërisë dhe as hotelet në Ksamil, pa harruar paratë e koncesioneve të qeverisë, etj., etj.
p.s. me daljen e përgjimeve të Erion Veliajt në burgun e Durrësit shqiptarët do të kuptojnë edhe më mirë kush është Mero Baze dhe pse shkruan skema dhe skenarë të tillë. Deri atëherë që nuk do jetë larg askush nuk ka pse të gënjehet./CNA
Në një shkrim të rrëmujshëm dhe të lodhshëm, siç po i ndod...
Analisti i oborrit të Rilindjes, i dalë nga çeta e Saliut...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Jetmir Pepa i njohur si Mir Pepa është arrestuar në Dubai....
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Gjermania do ta rrisë gradualisht moshën e daljes në pensi...
Sot shënohen 10 vite nga referendumi në të cilin britanikë...
Andy Burnham ka pasur një takim sekret me Keir Starmer për...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...