Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Në një editorial, nga këto që i shkon shumë për shtat, Mero Baze ka shfrenuar fantazinë e tij duke shkuar deri te gënjeshtrat se Erion Veliaj do të dënohet për sjellje të keqe, kur në fakt ka mjaft akuza për korrupsion. Gjithashtu thotë se korrupsionin nuk e gjen në rastin e Erion Veliajt megjithëse gjykata ka thënë në vendimin e saj që janë të paktën 9 raste. (LEXO KETU)
Nga ana tjetër Mero Baze na thotë që qenkan prokurorët që e kanë shpikur skandalin “Veliaj-Rama”, ndërkohë që ishte vetë kryebashkiaku që firmosi nga burgu dhe më pas u zbyth. (LEXO KETU)

Më poshtë po sjellim detaje për të kuptuar se si kalaja e llumit të korrupsionit paguar nga paratë e kompanive private, shkojnë te Mero sa nga koncesionet, sa nga vëllai i Erion Veliajt.
Po sjellim disa fraza ku ndoshta nga halli, nga pagesat ka renditur një nga shkarravinat më të fundit ku përpiqet sërish të mbrojë politikisht dhe mediatikisht një hajdut që ende prezumohet i pafajshëm që mbahet në burg me vendimet e gjykatës dhe jo për qejf të prokurorëve siç do ta shesë Mero Baze, tashmë përtej botuesit i shpallur ndryshe edhe sulltani i dytë i Jugut pasi ka zëvendësuar në mënyrë perfekte Koço Kokëdhimën e parë.
I
Mero Baze shkruan:
“Erion Veliaj është një i burgosur i marrë peng nga prokurorët. Në fillim ata kanë vendosur ta burgosin. Meqë nuk arritën të gjejnë fakte rreth tij, gërmuan në jetën e gruas, vëllait, nënës, vjehrrit, vjehrrës e më tej. Pastaj ndërtuan një roman policor, ku kanë lënë në hije dhe shkrimtarët me fantazi për romane të verdha, për të lidhur histori që nuk lidhen me njëra-tjetrën”
Në fillim, Mero Baze shkruan se Erion Veliaj është një i burgosur i marrë peng nga prokurorët. Në fakt në demokraci, në shtetin e së drejtës, në atë të “Noc Rrokut”, që na solli SPAK-un dhe drejtësinë e re nuk mund të ketë njeri të marrë peng nga prokurorët. Janë tri vendime gjykate, masa sigurie nga niveli i Faktit në Apel të cilat mbajnë pas hekurave Erion Veliajn. (LEXO KETU)
Pra, nuk është siç thotë Mero. Nuk është turp që të gënjejë se kush është në të vërtetë, do të shpaloset në ditët në vijim kur të dalin audiopërgjimet famoze, por gënjen.
Sepse Veliaj nuk është në burg për qejf të prokurorëve, por me VENDIM GJYKATE. Nga ana tjetër thotë se nuk gjetën fakte rreth tij, gërmuan për bashkëshorten.
Pse kur firmos burri që është në detyrë për të marrë lekët gruaja, nuk duhet hetuar bashkëshortja? Ku e ka parë dhe dëgjuar Mero këtë?
I vjen shumë keq për Erionin, por kur gënjen duket më i pështirë sesa vet ai që ndodhet pas hekurave në Durrës.
II
“Pastaj, kur pritej që të thelloheshin hetimet, ata u thelluan në përgjime dhe konstatuan sjellje të pahijshme në burg, dhe nuk e lejuan të dilte në Apel nga burgu, jo për atë që ishte arrestuar, por për mënyrën si ishte sjellë në burg”
Një tjetër gënjeshtër kjo e thënë nga Mero Baze, se Apeli e ka mbajtur Erion Veliajn në burg për shkak të faktit se kishte sjellje të keqe në burg.
Gënjeshtra është se nuk ka të bëjë fare me çështjen e sjelljes, por me veprime aktive të cilat janë në shkelje të ligjit.
Në Kodin Penal, në nenin 317 dhe 318 e ka të përcaktuar mirë kanosjen ndaj gjyqtarit dhe prokurorit dhe përtej saj ligji e ndalon të përdorësh sende, telefona e të tjera në ambientet e burgut apo kur transportohesh dhe këtë Erion Veliaj e ka bërë në bashkëpunim dhe janë dy akuza të cilat janë çuar në gjykatë në fillim korrupsioni dhe pastrimi i produkteve të veprës penale dhe e treta është edhe futja dhe përdorimi i mjeteve të ndaluara në ambientet e sigurisë që e çon nga 5-10 vite burg.


(Nenet në Kodin Penal)
Nuk është çështje e sjelljes së gabuar, jo. Është veprim kriminal që dënohet me burg nga ligji. Mero ka hall, por nuk e ndihmojmë dot. Nuk po ia themi dhe shprehjet si ai shihet nga Erion Veliaj.
III
“Kur gjithë Shqipëria, mbështetësit dhe armiqtë e tij presin të kuptojnë ku është korrupsioni i Erion Veliajt, çdo ditë marrin lajme që ai nuk është në burg për korrupsion, por për sjellje të paedukatë me policët, hetuesit dhe rojat e burgut”
Mero Baze nuk do të lexojë apo nuk do të kuptojë. Vendimi i gjykatës e ka të zbardhur qartë. Janë të paktën 9 raste korrupsioni për të cilat raportohet në vendimet e GJKKO-së pas hetimeve të prokurorëve. Janë vilat dhe pronat e sekuestruara, të ardhurat e pajustifikuara, milionat, qindra miliona që firmos Erion Veliaj për familjarët e bashkëshortes dhe paratë përfundojnë në xhepat e Ajolës.
Janë qindra miliona blerje, shpenzime të bëra nga Ajola, për llogari të saj dhe me dokumente të faktuara nga Dogana Shqiptare.
Ja ku është korrupsioni i Erion Veliajt. (Lexo Ketu) Mjafton të kesh sy dhe të lexosh, të kesh veshë dhe të dëgjosh, por Mero në rastin e Veliajt është pa sy dhe pa veshë.
IV
“Ideja që ky tani ‘po bën sherr edhe me Edi Ramën’, natyrisht që u jep atyre lirinë të vazhdojnë masakrimin e tij në qeli, ndihmuar nga kakofonia mediatike dhe ushqimi me gjysmë të vërteta i portaleve nga ‘burime të mirinformuara’. Dhe ata janë kujdesur gjatë një muaji për këtë gjë”
Në fantazinë e tij më shumë se perverse, politike, të një intrige, llumi që vjen nga kalaja e korrupsionit të kryebashkiakut të Tiranës, Mero shkruan se kanë qenë prokurorët që e kanë prodhuar lajmin e sherrit të Erion Veliajt me Edi Ramën.
A nuk ishte Erion Veliaj që firmosi shkarkimin e Anuela Ristanit dhe emërimin e Sara Goxhajt?
A nuk ishte Erion Veliaj dje që u tërhoq dhe e zhbëri Sara Goxhajn dhe ktheu Anuela Ristanin?
Ku hyjnë prokurorët këtu? A nuk ishte Edi Rama që shkoi në mesnatë në bashki dhe me shqelma nxori jashtë Sara Goxhajn dhe Alban Dokushin dhe i ndaloi që të hynin në institucion?
Ku gjenden prokurorët në këtë rast që shpik Mero?
Të gjithën e ka bërë ERION VELIAJ dhe askush tjetër.
Në audiopërgjimet e ndodhura në burg, aty ku qëndron Erion Veliaj, thuhet të jetë thënë “A e shkroi editorialin Mero Këllira?”
Për kë ta ketë pasur vallë Erion Veliaj?
“I thoni Mero Vemjes të mbahet te brekët e Ajolës”.
Këto dy shprehje po i vëmë në fund të këtij shkrimi, jo se domosdoshmërisht vemja dhe këllira mund të kenë lidhje me Mero Bazen, se mund të ketë dhe Mero të tjerë që bëjnë editoriale dhe duhet të qëndrojnë te brekët./ CNA
Java që sapo lamë u mbyll me protesta të fuqishme anembanë...
“Jam hajdut me 250 mijë vota dhe duhet të jem i lirë, apo ...
Avokatë, të cilët ushtrojnë detyrën pasi janë larguar ...
Sot në Tiranë është shfaqur shtetasi amerikan Joshua.E.Rob...
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i cili ndodhet pas he...
Partia Socialsite është një forcë e madhe politike, që...
Një kthim pas në kohë dhe leximi i sjelljes së kryebas...
“Trekëndëshi i Bermudës”, si njësi gjeografike e mistershm...
Prej disa ditësh dhe javësh Erion Veliaj ka filluar be...
Valmir Xoxa është një personazh mjaft interesant që de...
Kryeministri Rama sërish sot ka përmendur gazetarët sp...
Propaganda e kryebashkiakut të Tiranës, i cili ndodhet...
Ditët e para në detyrë të Presidentit Trump dëshmojnë se t...
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nesër një dëgjesë me rek...
Çudi si kërcënohet gjyqtari në Fier fill pasi politika lës...
Kurrë nuk ishte bërë kështu kryeministri, nuk ishte tr...
Dy dekada para se Europa të përfshihej në Luftën e Parë Bo...
Mediat e inceneratoreve dhe ato të paguara nga paratë e vë...
Një personazh që thuhet se mund të duket si roli i “Tano K...
Prej datës 10 shkurt, që kur kryebashkiaku Erion Veliaj ës...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...