Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Të hënën e 10 shkurtit pas mesditës, kryebashkiaku Erion Veliaj u arrestua me vendim të GJKKO-së.
Gjykata e Posaçme ka caktuar disa masa sigurie, ndër to dhe për bashkëshorten e kryebashkiakut Erion Veliaj.
SPAK në bazë të hetimeve që janë kryer ka ngritur disa akuza për bashkëshorten e Veliajt, që janë përkatësisht e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 260 e 25, 287/2 dhe 257/a/2 i Kodit Penal.
CNA ka zbardhur vendimin e GJKKO-së ku thuhet se: Gjykata çmon se ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se personi nën hetim Ajola Xoxa ka konsumuar nga ana objektive figurën e veprës penale "Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publike" parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal.
Gjykata e çmon të drejtë arsyetimin e Prokurorisë së Posaçme se, në këtë rast, konstatohet se ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se nuk ka deklaruar, duke fshehur, angazhimin e saj çdo lloj veprimtarie që krijon të ardhura, përfshirë çdo lloj të ardhure, të krijuar nga kjo veprimtari ose ky angazhim, sipas detyrimeve që burojnë nga ligjit nr. 9049 datë 10.04.2023, neni 4 germa "g" e tij.
Këto angazhime të kësaj shtetaseje lidhen specifikisht me pjesëmarrjen e saj në bordin e Qendrës "Harabel", qendër kjo që provohet të ketë gjeneruar të ardhura, siç më lart u argumentua, dhe njëkohësisht pronare (Qendra "Harabel") e shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar "Nan Gallery" shpk, e cila është një subjekt tregtar me natyrë fitimprurëse.
Fshehja e këtyre fakteve nga shtetasja nën hetim, ka pamundësuar organet ligjzbatuese për të pasur një panoramë të plotë dhe të qartë për sa i përket jo vetëm pjesëmarrjes së kësaj shtetaseje në borde organizatash, që nga ana e tyre zotërojnë shpk, por çfarë është më e rëndësishme, ka pamundësuar "konstatimin" dhe "gjurmimin" e një sasie të konsiderueshme të hollash, të cilat kanë qarkulluar nëpërmjet këtyre subjekteve të kontrolluara faktikisht nga shtetasja nën hetim. Pikërisht, mungesa e plotë e kësaj transparence ka lejuar më pas edhe funksionimin e një skeme kaq të organizuar të lëvizjes së të hollave nga dhe nëpërmjet këtyre OJF-ve dhe shpk-ve.
Gjithashtu, nga aktet tjera rezulton se personi nën hetim Ajola Xoxa duke mos deklaruar qiranë e ambienteve në vlerën 24-000 euro në vit siç rezulton nga hetimi ka bërë deklarim të rremë lidhur me mundësinë e kursimit”.
Ndër të tjera në vendim thuhet se Ajola Xoxa dhe të afërmit e saj për katër vite kanë shpenzuar shifrën prej 86,721,175 lekësh vetëm për rroba, produkte kozmetike, buzëkuq, vathë, etj.
“Po ashtu, nëse do të ishin deklaruar interesat private do të konstatoheshin me lehtësi shpenzimet që ka bërë shtetasja Ajola Xoxa dhe të afërmit e saj, të cilët shpenzojnë për katër vite shifrën prej 86,721,175 lekësh vetëm për rroba, produkte kozmetike, buzëkuq, vathë, etj”.

Në fakt, kjo tregon luksin e shfrenuar në të cilin jetonte Ajola Xoxa dhe të afërmit e saj. Gjithnjë e kuruar në daljet e saj me xhevahire që kushtojnë me dhjetëra mijëra dollarë.
Këtë e vërteton kjo foto.

Në këtë veshje, Ajola Xoxa ka vendosur një varëse e cila është një set gjerdani rubin me diamante në cilësime prej ari të bardhë 18 karatësh. Ky gjerdan kushton 14,800 dollarë sipas faqes “1stdibs”.

Më herët CNA ka denoncuar luksin e shfrenuar të Ajola Xoxës dhe bashkëshortit të saj, ku tregoi se një fustan i markës “Oscar De La Renta” që Ajola Xoxa ka veshur në një dalje të saj kushton rreth 6 mijë dollarë.


Një tjetër veshje, e markës “Christopher Esber”, kushton rreth 1500 dollarë. Po marrim vetëm këto dy veshje për të kuptuar shpenzimet e çmendura të Ajola Xoxës.


Nuk e dimë sa veshje të tilla mund të ketë Ajola Xoxa në gardërobën e saj, por shifrat tregojnë qartë shpenzimet e çmendura të Ajola Xoxës./ CNA
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është arrestuar...
CNA ka zbardhur detaje nga vendimi i GjKKO-së në lidhje me...
CNA ka zbardhur vendimin e GJKKO-së në lidhje me hetimet e...
SPAK ka provuar denoncimin e CNA-së në lidhje me objektin ...
Wizz Air, një nga kompanitë më skandaloze të fluturimit, e...
Në qendër të Tiranës, në zonën pranë Degës së Thesarit, pl...
Më 27 Dhjetor të vitit të kaluar emisioni “Stop” transmeto...
Besnike Duka është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop...
Një qytetar është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop”...
Ndalemi sot në rastin makabër të një vajze 23-vjeçare nga ...
23-vjeçarja e dhunuar shtazërisht nga partneri dhe e brakt...
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Elida Lici ka hedhur...
Një tjetër skandal i Bashkisë Tropojë është denoncuar pran...
Kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH-së, Leka Bungo, ...
Neritan Halilaj nga Vlora tregon se në muajin Tetor, bashk...
Kreu i Këshillit Drejtues të Radio Televizionit shqipt...
CNA ka denoncuar herë pas here skandalet që kanë përfs...
Skandalet e kreut të Këshillit Drejtues të RTSH-së vazhdoj...
Kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH-së Leka Bungo ës...
CNA ka denoncuar skandalet në të cilat është përfshirë ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...