Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Një qytetar është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” për të bërë një denoncim për një mjek popullor në Libofshë të Fierit, tek i cili ka blerë 300 mijë lekë kremra, që nuk i kanë bërë asnjë efekt.
Eqerem Duleviç pretendon se pasi mjekësia ka hequr dorë, ai mund të shërojë kancerin. Qytetari i drejtohet të ashtuquajturit mjek, duke i thënë se i afërmi i tij ka kancer në lëkurë. Duleviç i sugjeron kremra dhe ilaçe me përbërje bimore, sipas tij.
“Përshëndetje dua të denoncoj një mjek në fshatin Libofshë të Fierit. Unë kam pasur mamanë me kancer të lëkurës dhe më kanë sugjeruar këtë mjekun popullor për të cilin më thanë se të shëron. Mjeku quhet Eqerem Duleviç dhe ka një klinikë e cila quhet 'Eves'. Shkova e takova këtë mjekun dhe më sugjeroi një ilaç tip vaji, pastaj më dha 5 ilaçe të tjera. Sipas këtij pseudomjeku ilaçi i parë i cili ishte vaji duhej që të aplikohej tek këmba e mamasë, kurse ilaçet e tjera duhet t’i konsumojë. Ai më tha thjesht që këto ilaçe vrasin mikrobin dhe rigjenerojnë lëkurën. Madje kur e pyeta se çfarë janë këto ai nuk më tregoi se çfarë përbërje kishin. Tha shkenca ka mbaruar punë me ty, prandaj ke ardhur këtu tek unë se ajo e ka marrë rrugën për të ikur për lesh. Ilaçet kushtonin 300 mijë lekë për një muaj. Pastaj do shkoje përsëri te ky mjeku dhe do paguaje 400 mijë lekë të tjera. Unë mora ilaçet 300 mijë lekë dhe nuk bënë asnjë lloj shërimi, madje ka degraduar plaga, ndërkohë që ky mjek duket që është mashtrues. Prandaj dua ta denoncoj tek emisioni juaj sepse edhe të tjerët që e dëgjojnë të mos shkojnë tek ky mjek sepse nuk do gjejnë zgjidhje”, tha për mikrofonin e emisionit “Stop” denoncuesi. Mjeku i thotë, që pacienti duhet të lahet me ujë fiziologjik e më pas të lyhet me vajra e të fashohet. Ky lloj mjekimi kushton 300 mijë lekë të vjetër. Por nëse do të trajtohet i gjithë trupi, kostoja është 400 mijë lekë të vjetër në ditë.
Qytetari: Si kalove?
Eqerem Duleviç: A jeni mirë?
Qytetari: Si je ti?
Qytetari: Kam çunin e tezes, ka kancer në lëkurë.
Eqerem Duleviç: Foto! Ku i ke fotot? Ça moshe ka ky?
Qytetari: Te 44, 45 vjeç.
Eqerem Duleviç: Ça ka përdorur gjatë kësaj kohe?
Qytetari: Një Edufliks.
Eqerem Duleviç: Do t’ia marrësh mjekimin të rregullt, apo të jap gjysmën dhe ditën e katërt të vish prapë?
Qytetari: Ça mjekimi do?
Eqerem Duleviç: Unë do të jap 200 gramë vaj dhe 6 kuti ilaçe.
Qytetari: Ça vaji është ai?
Eqerem Duleviç: Ky është vaj bimor. Ky ka shumë proteinë brenda. Do t’i thuash atij, të mos ketë asnjë lloj meraku, veç te mjekimi do m’i rrish në kokë thuaji edhe këmbët i dua të fashuara, jo pa fasho. Do fillojë do lahet me ujë fiziologjik. Do t’i thuash do t’i biesh me këtë vaj. Do fillojë nga vaji. Këto veprime do t’i bësh ti, para se të fillojë ai. E shikon këtë vaj?
Qytetari: Po!
Eqerem Duleviç: Unë po e pi, ai e ka për të lyer këmbët. Një, do lyhet sot me njëshin, nesër me dyshin, me treshin, me të katërtin, me pesën, me gjashtën. E shikon këtë? Unë po i ha e me të lyej këmbët, se do ketë moment, që do t’i ziejnë këmbët. Të gjitha këto kushtojnë 300 mijë lekë të vjetër. Vaji është procedurë tjetër. Do lahet këmba me ujë fiziologjik, do fshihet, do t’i biesh me vaj dhe do aplikosh kremin e radhës. Këmba që ka aty ai mund të lyhet me këto mund të vejë mbi një muaj dhe kur merr tërë trupin, unë s’e di, si është nga gjendja ekonomike ai djali i tezes tënde, po edhe kur merr tërë trupin ka kosto tjetër do 10 kuti në ditë, do 400 mijë lekë.
Qytetari: Në ditë?
Eqerem Duleviç: Në ditë. I do re.
Qytetari: Këto janë tip antibiotiku, a çfarë?
Eqerem Duleviç: Këto nuk kanë lidhje as me antibiotikun, as me një lloj diçkaje fare. Mjekësia alternative nuk ka lidhje me antibiotikun. Kjo të vret mikrobin, që ka ai te këmba dhe të rikuperon.
Qytetari: Ideja është se mos na ikën për lesh or burrë, se tani është djalë i ri, or burrë!
Eqerem Duleviç: Nga këto unë i futa në gojë. Unë të dhashë një mesazh, nuk e di sa i vëmendshëm ke qenë ti.
Qytetari: Dakord! Hë dakord!
Eqerem Duleviç: Anën shkencore e ka mbaruar. Ai ka marrë rrugën për të ikur për lesh.
“Stop” pyeti nëse Eqerem Duleviç është mjek apo farmacist i regjistruar pranë Urdhrit të mjekëve apo farmacistëve, por nuk rezulton askund.
Urdhri i farmacistëve
Informacioni: Më thuaj!
Qytetari: Si je?
Informacioni: Si je?
Qytetari: Dua të pyes për një zotëri, është apo jo farmacist!
Informacioni: Më thuaj emrin!
Qytetari: Eqerem, Eqrem Duleviç.
Informacioni: Eqerem?
Qytetari: Po!
Informacioni: S’më del asnjë. Jo! S’më del.
Qytetari: Nuk është?
Informacioni: S’më del. Jo! Eqrem s’më del asnjë.
Urdhri i mjekut
Qytetari: Dua të pyes për një zotëri, është doktor apo jo!
Informacioni: Si e ka emrin?
Qytetari: Eqerem Duleviç!
Informacioni: Jo! Këtu nuk e kam të regjistruar.
Qytetari: Si? S’është mjek i bie, s’është doktor.
Informacioni: Nuk e di çfarë është, këtu nuk rezulton në regjistrin nga urdhri.
“Stop” shkoi dhe pyeti te Ministria e Shëndetësisë dhe Agjencia Kombëtare e Barnave, por këto institucione shprehen se nuk janë institucionet përkatëse ku mund të regjistrohen mjekimet popullore.
Qytetari: Si kalove?
Informacioni: Mirë!
Qytetari: Dua të pyes ndonjë specialist për këto ilaçet popullore!
Informacioni: Nuk janë te neve zotëri.
Specialisti: Duhet të shkosh tek Agjencia e Barnave! Ato merren me kontrollin e barnave popullore mjekësore, të gjitha.
Po kështu barnat, që ai jep nuk janë të certifikuara as nga AKU dhe as nga Agjencia Kombëtare e Barnave.
Informacioni: Në qoftë se është përbërje, që është e përgatitur, andej thotë ato, që përgatiten vetë, nuk i regjistron dot këtu, thotë. Nuk janë me regjistrim.
Qytetari: Ça procedure të ndjek?
Informacioni: Po nëse ndonjë përbërje nga këto, që përgatiten vetë, nuk i regjistron dot këtu, thotë. Duhet të shkojë te AKU-ja!
Qytetari: Hë, hë…
Informacioni: AKU-ja i ka më duket këto suplementet, sepse nuk është bimë, nuk është i përgatitur në laborator që të futet këtu.
Në përballje me vetë “mjekun”, ky i fundit nuk pranon që punon pa një licencë dhe nuk tregon as përbërësit e produkteve që shet.
Gazetarja: Në reklamën që ju keni online, doktor Eqerem Duleviç. Shkruani doktor, por në fakt nuk jeni doktor, apo jo?
Eqerem Duleviç: Unë jam operator farmaceutik.
Gazetarja: Po nuk jeni doktor.
Eqerem Duleviç: Operator farmaceutik janë në prodhimin e ilaçeve të lutem.
Gazetarja: Mbani titullin doktor?
Eqerem Duleviç: Jo, operator farmaceutik mbaj titullin.
Gazetarja: Po këtu shënon doktor Eqerem Duleviç.
Eqerem Duleviç: Po çfarë lidhje ka ajo! Unë nuk e di se çfarë lidhje ka. Formulat e mjekësisë popullore, unë punoj me vajra bimorë.
Gazetarja: Këto janë formulat, janë në latinisht në mos gaboj.
Eqerem Duleviç: Unë nuk e di. Çfarë formule është ajo?
Gazetarja: Është te faqja juaj.
Eqerem Duleviç: Nuk ia kam idenë.
Gazetarja: Ju keni mbaruar një shkollë për farmacist?
Eqerem Duleviç: Po, e kam mbaruar në Beograd. Jam i regjistruar tek QKB-ja, jam i certifikuar me markën Eves.
Gazetarja: Çfarë përbërësish kanë brenda?
Eqerem Duleviç: Të dhënat e këtyre unë nuk i jap dot, sepse ky është profesioni im.
Gazetarja: Nëse jeni i regjistruar ti duhet t’i kesh deklaruar se çfarë përbërësish ke.
Eqerem Duleviç: Unë jam regjistruar në rrugën popullore të lutem.
Gazetarja: Po si ta di unë se çfarë mund të kesh ti këtu brenda, se ti mund të kesh çfarëdo lloj gjëje atje.
Eqerem Duleviç: Unë po i ha, kurse populli i ka për të mjekuar në mënyrë sipërfaqësore. Kjo është për të dhënë një mesazh që këto nuk kanë asnjë lloj dëmi dhe asnjë lloj efekti anësor.
Gazetarja: Kush ma siguron mua këtë?
Eqerem Duleviç: Ta siguron sepse unë jam i regjistruar dhe i certifikuar zonjë.
Gazetarja: Kjo është një lejë që gjatë kohës së Covid ti të mbaje hapur subjektin. Ti ke një NIPT. Ti je i regjistruar, ke një licencë për këtë aktivitet që po ushtron? Sepse licenca zakonisht qëndron e afishuar në subjekt.
Eqerem Duleviç: Shiko unë zakonisht e kam në Fier./ Tv Klan
Ndalemi sot në rastin makabër të një vajze 23-vjeçare nga ...
23-vjeçarja e dhunuar shtazërisht nga partneri dhe e brakt...
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Elida Lici ka hedhur...
Një tjetër skandal i Bashkisë Tropojë është denoncuar pran...
Kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH-së, Leka Bungo, ...
Neritan Halilaj nga Vlora tregon se në muajin Tetor, bashk...
Kreu i Këshillit Drejtues të Radio Televizionit shqipt...
CNA ka denoncuar herë pas here skandalet që kanë përfs...
Skandalet e kreut të Këshillit Drejtues të RTSH-së vazhdoj...
Kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH-së Leka Bungo ës...
CNA ka denoncuar skandalet në të cilat është përfshirë ...
Ditën që në media u bë publik një draftqëndrim i prete...
Arben Rakipi drejton shkollën e Magjistraturës në shke...
Skandali i çiftit Veliaj-Xoxa po thellohet gjithnjë e më s...
Arben Rakipi drejton Shkollën e Magjistraturës në shke...
Pra Arben Rakipi vendos firmën në rregulloren për Shko...
Rreth 20 milionë dollarë në vit është buxheti i Radio Tele...
Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, vijon mas...
Radio Televizioni Publik Shqiptar është kthyer në një ...
Në 26 dhjetor të vitit 2024, CNA denoncoi një tjetër skand...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...