
Në 26 dhjetor të vitit 2024, CNA denoncoi një tjetër skandal në të cilin është përfshirë kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili është nën 4 akuza penale nga SPAK.
Denoncimi ka të bëjë me skandalin që lidhet me rikonstruksionin e një pallati në zonën e 21 Dhjetorit, me pretendimin se do të kryhet në emër të rindërtimit nga tërmeti i 2019-ës, dhe që në fakt lë jashtë dhjetëra familje. (LEXO KETU)
Fillimisht CNA denoncoi se Bashkia e Tiranës në 1 shtator të 2022-shit ka hapur një tender objekt “Riaftësimi strukturor i ndërtesës Nr.116, Rr. “Muhamet Gjollesha”.
Tenderi është mbajtur në 12 shtator 2022, ndërsa fituesi, sipas “Open Data”, rezulton të jetë shpallur më 24 korrik 2024.
Bashkia e Veliajt e shpalli fituesin pas 2 vitesh gjumë, me fond 39 379 516 lekë, pothuajse sa fondi limit i vendosur nga bashkia, i cili është 40 711 72 lekë.

5 muaj më vonë pas shpalljes së fituesit, banorët u informuan me një letër bakalli të ngjitur në mur se duhet të dalin nga banesat e tyre dhe ditën e sotme kompania Pepa Group ka vënë tabelën ku tregon projektin. (LEXO KETU)

Pas kësaj, banorët kanë kryer ekspertizën në mënyrë të pavarur, pasi Bashkia nuk ka bërë asnjë ekspertizë për të vlerësuar dëmtimet e këtij pallati dhe rezulton se ekspertja ka konkluduar se pallati nuk ka asnjë dëmtim.
Nga ana tjetër Bashkia e Tiranës nuk ka dhënë shpjegime për banorët e këtij pallati se si do të funksionojë, se ku do të shkojnë ata që kanë shtëpitë apo bizneset e tyre, nëse do të kenë apo jo bonus qiraje, asgjë.
Bashkia e Tiranës nuk është ulur të bisedojë me banorët e pallatit për të sqaruar punën që do të bëhet dhe për të marrë dakordësinë e tyre dhe më tej për të vijuar me punën.
Thjesht përmes një letre bakalli kërkon që banorët të dalin nga banesat e tyre me pretendimin se pallati është dëmtuar nga tërmeti i 2019 dhe duhet rikonstrkturuar.

Minimalisht, Bashkia e Tiranës, duhet të bisedonte me banorët rikonstrusion, të bënte një proces ligjor, të bënte ekspertizën, të merrte dakordësinë dhe firmën e banorëve duke sqaruar se asgjë nuk do të preket nga pronat e tyre, të jepte bonusin e qirasë paraprakisht për të gjithë dhe më pas të njoftonte se banorët duhet të lironin shtëpitë.
Në këto kushte asnjëra nga këto nuk ka ndodhur.
Në këtë rast kemi të bëjmë me shpërdorim detyre nga ana e Veliajt, pasi procesi po kryhet në kundërshtim me ligjin, pas asnjë vendim të Këshillit të Bashkiak, duke lënë në terr informativ banorët e pallatit dhe duke mos marrë miratimin e tyre për zhvillimin e këtij rikonstruksioni.
Duke pasur parasysh të gjithë detajet ngrihen dyshimet se 470 milionë lekë për rikonstruksion janë vjedhje dhe janë para për zgjedhje.
E dyta ka një rrezik shpronësimi pasi duan tokën për ndërtim pasi nuk shpjegohet ndryshe e gjithë kjo skemë që pa asnjë konsultim, pa asnjë informim, sa hap e mbyll sytë të kërkohet dalja e banorëve nga banesa në një kohë që sipas ekspertëve të marrë nga vetë banorët, ky pallat nuk ka asnjë dëmtim.
Çështja nuk do të përfundojë këtu. Këtë skandal banorët kanë bërë me dije se do ta dërgojnë në gjykatë për pezullim të punës dhe më pas çështja do të përfundojë në SPAK./ CNA
CNA vijon të zbardhë skandalet që kanë përfshirë Bashkinë ...
Dhjetëra denoncime erdhën përgjatë vitit 2024 për kryebash...
CNA ka kryer një sërë investigimesh përgjatë 2024 ku p...
Përndjekja është një fenomen në rritje, të cilën CNA e ka ...
CNA ka zbardhur një tjetër skandal të kryebashkiakut Erion...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, nën hetim dhe n...
Emisioni “Stop” ndodhet në shkollën 9-vjeçare “Kongresi i ...
Gazetarja Ola Xama ka denoncuar mbrëmjen e sotme në rr...
Në datën 6 dhjetor 2024, dy oficerë të Byrosë Kombëtar...
Irinda Shala, vajza e çiftit Shala e birësuar 6 muajshe dh...
Rreziqet që u kanosen adoleshentëve në shoqërinë shqiptare...
Një sherr i dhunshëm ka ndodhur mes dy personave këtë të s...
Qytetarja Fiti Memoçi, banore e njësisë numër 8 në Tiranë,...
Vjollca Faja është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop...
Lufta e drejtorit të shkollës 9-vjeçare”Ramazan Jarani”, ...
Më 3 dhjetor emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi denonci...
Mamaja e një 11-vjeçari nga Tirana denoncon në emisionin “...
Emisioni “Stop” në Tv Klan është drejtuar për në Kamëz me ...
Kohë më parë loja e bujshme në TikTok, Pokemon Go u kthye ...
Zëdhënësja për Anti-Korrupsionin në PD, Genta Vangjeli...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...