SPAK sekuestron pasurinë në pronësinë indirekte të Belinda Ballukut
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...

CNA ka kryer një sërë investigimesh përgjatë 2024 ku përveç dosjeve të nxehta si ajo e inceneratorëve apo dosjes "5D" ku ka zbardhur se si zyrtarë dhe ish-zyrtarë kanë futur duart në xhepat e shqiptarëve, ka zbardhur një tjetër aferë që në fakt sërish rëndon mbi kurrizin e shqiptarëve të varfër.
Bëhet fjalë për oksigjenin mjekësor, të cilin Shqipëria e blen 3-4 herë më shtrenjtë se vendet e tjera.
Me fakte, prova dhe dokumente, treguam se sa blihet oksigjeni në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut duke e krahasuar me Shqipërinë.
Pas dërgimit të shkresës nga CNA, dokumenti i ministrisë na jep një vlerë të përcaktuar, pa TVSH për oksigjenin e lëngshëm, 12,744,522 litra oksigjen lëng me vlerë rreth 1.6 miliardë lekë të rinj, rreth 16 milionë euro dhe vlera tjetër që është rreth 290 milionë lekë të rinj, rreth 3 milionë euro afërsisht për një sasi rreth 8,414,179 litra oksigjen gaz në këtë rast.


Në një përllogaritje të thjeshtë vlera duke bërë pjesëtimin e shumës së parave pa TVSH dhe litrave të oksigjenit rezulton që në Shqipëri blerja e gazit lëng të bëhet me vlerën 1.2 euro pa TVSH që shkon rreth 1.5 euro/litër gaz të lëngshëm.
Sa i përket Kosovës, CNA publikoi dokumentin që tregon se në një blerje 309 mijë euro vlera për njësi me TVSH në këtë rast është 0,43 euro/litër gaz. Pra, në Shqipëri me TVSH është rreth 1.5 euro/litri, në Kosovë i njëjti produkt, gaz medicinal blihet me vlerën 0.43 euro/litri.

Në rastin e Maqedonisë së Veriut, sipas të dhënave zyrtare, në oksigjenin (O2) për përdorim mjekësor të saktësuar me një përllogaritje të thjeshtë, vlera është 0.45 cent/litër gaz.

Paguajmë 3-4-fish-in e çmimit për oksigjenin, oksigjenin për pacientët. Qeveria mund të sigurojë oksigjen dhe mund të thotë se ne e kemi ofruar si shërbim, por pse duhet ta ofrojë 3-4 herë më shumë sesa e ofron Kosova, Maqedonia e Veriut dhe vendet e rajonit?
Pse duhet të lejohet një monopol i tillë, sepse në fakt përgjegjësia nuk është fare e ministrisë, e cila ka bërë një tender?
Ata kanë bërë një tender, ka një shumë, do vijnë ofertat, ka studiuar tregun vendas, por në vend një operator vjen. Kjo tregon se nuk vijnë të tjerë, nuk janë lejuar.
Cilat janë dyshime? Janë penguar, sepse kanë qenë dhe disa operatorë të vegjël të cilët janë zhdukur?
Duket se janë në lojë një operator i madh dhe një i dytë që luajnë në fushë futbolli pa kundërshtarë, thjesht zëvendësojnë njëri-tjetrin.
Çështja nuk është thjesht për të goditur një biznes, një aktivitet, cilat janë këto kompani, as për të goditur zyrtarët e ministrisë që kanë bërë këtë tender. Është thjesht dhe vetëm te fakti që shqiptarët e varfër duhet të paguajnë 3-4 herë më shumë çmimin e oksigjenit dhe tregu është monopol.
Shteti ka instrumente që ndërhyjnë dhe zgjidhin këto lloj rastesh dhe problematikash. Nuk mund të lejojë që vetë kostot e qeverisë të rriten pafundësisht me çmimet të cilat janë krejtësisht abuzive.
Përtej monopolit, CNA ka siguruar disa praktika doganore, konfidenciale, që na tregojnë se kompania “Messer” ka ndërtuar një kompani bijëzë “Messer Albagaz”, duke ngritur kështu një skemë të plotë që shkon te monopoli, te rritja e çmimeve, te kontrolli i tregut, te gjithçka.
Ne kemi mundur të sigurojmë disa fatura, të cilat na tregojnë se për të njëjtën sasi oksigjeni, i cili është liquid oxygen apo liquid oxygen medical, për sasi të njëjta, çmimet janë shumë më të larta. Pra, një skemë mes nënës dhe bijëzës.
Skema tregon qartë se në Shqipëri bijëza duhet të deklarojë çdo vit pranë Agjencisë Kombëtare të Barnave, barnat medikale që ajo sjell dhe sipas ligjit shqiptar nuk lejohet që fitimi për produktet mjekësore të jetë më shumë se 11%.
Kur bijëza, pra kompania “Messer Albagaz”, bën deklarimet në Shqipëri, ofertën nga mëma e merr maksimale.
Për ta bërë edhe më të thjeshtë.
Një kompani bijë i merr ofertën më të shtrenjtë kompanisë mëmë dhe të gjitha paratë shkojnë jashtë, pra të gjitha paratë shkojnë te mëma në Serbi.
Megjithëse atje oksigjeni është më i lirë. Shteti shqiptar e ka mjaft të thjeshtë të shohë rajonin, të shohë Kosovën, të shohë Maqedoninë e Veriut, të shohë praktikat doganore, të shohë sasitë, të njëjtat kode.
Megjithëse me sasitë ka një tjetër histori që CNA do ta sjellë në vijim, pasi spitalet shqiptare harxhojnë oksigjen edhe më shumë se disa nga spitalet kryesore të vendeve të rajonit, jo vetëm për shkak të numrit të pacientëve, por edhe pse pacientë nuk ka edhe brenda spitaleve shqiptare ka një diferencë të madhe në harxhimin e oksigjenit.
Është mjaft e thjeshtë skema. Mëmë e bijë luajnë me çmimin, krijojnë një treg monopol në Shqipëri dhe nuk paguajnë asnjë taksë shtetit shqiptar, pasi sipas të dhënave që morëm së fundi i është hequr dhe TVSH-ja.
Oksigjeni mjekësor në Shqipëri është një rast afere, është një rast skandali, është një rast për t’u provuar a ka korrupsion, por që është një monopol me çmime të paravendosura, të kontrolluara dhe menaxhuara nga kompani që luajnë me skema me njëra-tjetrën.
Kjo tashmë është provuar nga praktikat që ne kemi në dorë. Flasim gjithmonë për sasi të njëjta oksigjeni me çmime 3-4-fish me të shtrenjta në Shqipëri, të cilat në rajon janë më lirë.
Ministria e Shëndetësisë e ka për detyrë të paktën t’u drejtohet me një shkresë kolegëve në rajon për të kuptuar se çfarë ndodh. Ka për detyrë për të kontrolluar sasitë në spitale dhe diferencat brenda spitaleve në Shqipëri dhe gjithçka del qartë, se si funksionon skema e aferës së oksigjenit në Shqipëri./ CNA
Përndjekja është një fenomen në rritje, të cilën CNA e ka ...
CNA ka zbardhur një tjetër skandal të kryebashkiakut Erion...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, nën hetim dhe n...
Emisioni “Stop” ndodhet në shkollën 9-vjeçare “Kongresi i ...
Gazetarja Ola Xama ka denoncuar mbrëmjen e sotme në rr...
Në datën 6 dhjetor 2024, dy oficerë të Byrosë Kombëtar...
Irinda Shala, vajza e çiftit Shala e birësuar 6 muajshe dh...
Rreziqet që u kanosen adoleshentëve në shoqërinë shqiptare...
Një sherr i dhunshëm ka ndodhur mes dy personave këtë të s...
Qytetarja Fiti Memoçi, banore e njësisë numër 8 në Tiranë,...
Vjollca Faja është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop...
Lufta e drejtorit të shkollës 9-vjeçare”Ramazan Jarani”, ...
Më 3 dhjetor emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi denonci...
Mamaja e një 11-vjeçari nga Tirana denoncon në emisionin “...
Emisioni “Stop” në Tv Klan është drejtuar për në Kamëz me ...
Kohë më parë loja e bujshme në TikTok, Pokemon Go u kthye ...
Zëdhënësja për Anti-Korrupsionin në PD, Genta Vangjeli...
Edmond Mustafa është drejtuar në “Stop” pasi ka një truall...
“Stop” ishte në Xhafzotaj, Durrës me zonjën Behije Vila, e...
CNA një ditë më parë zbuloi dy kompanitë e vëllait të ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...