
CNA ka raportuar dhe investiguar pak kohë më parë, më 10 tetor të vitit 2024, një çështje mjaft problematike dhe të ndjeshme në lidhje me oksigjenin për pacientët, për spitalet në Shqipëri.
Sipas të dhënave që ne mundëm të siguronim zyrtarisht nga qeveria në Maqedoninë e Veriut dhe nga qeveria e Kosovës, rezultonte se çmimi i oksigjenit që vinte në spitalet shqiptare ishte tri herë më i shtrenjtë. (LEXO KETU)



Në fakt, e gjithë kjo sipas materialeve që ne dispononim në atë kohë vinte për shkak të monopolit në treg, për shkak të kontrollit që bënin një apo dy kompani në marrëveshje me njëra-tjetrën.
Duhet të ishte Autoriteti i Konkurrencës që të ndërhynte, ndoshta dhe vetë Ministria e Shëndetësisë, e cila na dha një raport të plotë mbi çmimin, procedurën e ndjekur, që në fakt, nuk dukej të ishte problematike.

Përtej monopolit, ne mundëm të siguronim disa praktika doganore, konfidenciale, të cilat jemi të gatshëm t’ua vendosim përpara organeve kompetente që na tregojnë se kompania “Messer” ka ndërtuar një kompani bijëzë “Messer Albagaz”, duke ngritur kështu një skemë të plotë që shkon tek monopoli, tek rritja e çmimeve, te kontrolli i tregut, te gjithçka.
Ne kemi mundur të sigurojmë disa fatura, të cilat na tregojnë se për të njëjtën sasi oksigjeni, i cili është liquid oxygen apo liquid oxygen medical, për sasi të njëjta, çmimet janë shumë më të larta. Pra, një skemë mes nënës dhe bijëzës.
Skema tregon qartë se në Shqipëri bijëza duhet të deklarojë çdo vit pranë Agjencisë Kombëtare të Barnave, barnat medikale që ajo sjell dhe sipas ligjit shqiptar nuk lejohet që fitimi për produktet mjekësore të jetë më shumë se 11%.
Kur bijëza, pra kompania “Messer Albagaz”, bën deklarimet në Shqipëri, ofertën nga mëma e merr maksimale.
Lind pyetja: Çfarë do të fitojë bijëza?
S’ka nevojë fare, është mjaft e thjeshtë. Fitimi shkon direkt te mëma. Mëma, së cilës ne i kemi gjetur fatura për të njëjtën sasi gazi 2 mijë euro dhe fatura për të njëjtën sasi gazi për Shqipërinë është 18 mijë euro.
Dikush do të thotë, a është e njëjta? Po. Me të njëjtat analiza laboratorike. Kjo sipas praktikave të plota të dorëzuara në dogana.
Një kompani bijë i merr ofertën më të shtrenjtë kompanisë mëmë dhe të gjitha paratë shkojnë jashtë, pra të gjitha paratë shkojnë te mëma në Serbi.
Megjithëse atje oksigjeni është më i lirë. Shteti shqiptar e ka mjaft të thjeshtë të shohë rajonin, të shohë Kosovën, të shohë Maqedoninë e Veriut, të shohë praktikat doganore, të shohë sasitë, të njëjtat kode.
Megjithëse me sasitë ka një tjetër histori që CNA do ta sjellë në vijim, pasi spitalet shqiptare harxhojnë oksigjen edhe më shumë se disa nga spitalet kryesore të vendeve të rajonit, jo vetëm për shkak të numrit të pacientëve, por edhe pse pacientë nuk ka edhe brenda spitaleve shqiptare ka një diferencë të madhe në harxhimin e oksigjenit.
Është mjaft e thjeshtë skema. Mëmë e bijë luajnë me çmimin, krijojnë një treg monopol në Shqipëri dhe nuk paguajnë asnjë taksë shtetit shqiptar, pasi sipas të dhënave që morëm së fundi i është hequr dhe TVSH-ja.

Oksigjeni mjekësor në Shqipëri është një rast afere, është një rast skandali, është një rast për t’u provuar a ka korrupsion, por që është një monopol me çmime të paravendosura, të kontrolluara dhe menaxhuara nga kompani që luajnë me skema me njëra-tjetrën.
Kjo tashmë është provuar nga praktikat që ne kemi në dorë. Flasim gjithmonë për sasi të njëjta oksigjeni me çmime 3-4-fish me të shtrenjta në Shqipëri, të cilat në rajon janë më lirë.
Ministria e Shëndetësisë e ka për detyrë të paktën t’u drejtohet me një shkresë kolegëve në rajon për të kuptuar se çfarë ndodh. Ka për detyrë për të kontrolluar sasitë në spitale dhe diferencat brenda spitaleve në Shqipëri dhe gjithçka del qartë, se si funksionon skema e aferës së oksigjenit në Shqipëri, të cilit i është shpikur edhe një term tjetër “oksigjen medikal”, ku në fakt është i njëjti oksigjen që tregtohet edhe te privati dhe shteti shqiptar e ka shumë të thjeshtë, mund të marrë të njëjtën kompani dhe të shikojë çmimin që e ka çuar te privatët apo si tregtohet në rajon për të kuptuar se deri ku shkon çmenduria e abuzimit me oksigjenin në Shqipëri./ CNA
Përveç galerisë “NAAN”, platforma “Harabel” e zonjës X...
Në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan ka ardhur një d...
Emisioni “Stop” në Tv Klan i është drejtuar në lagjen “28 ...
Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa, adm...
Emisioni “Stop” në Tv Klan kontaktoi stomatologun David To...
Më 23 tetor 2023, më shumë se një vit më parë, emisioni “S...
Një investigim i ri rrjedh shumë shpejt dhe mjaft vrul...
Emisioni “Stop” në Tv Klan ka arritur të zbulojë një fakt ...
Andrea Zota, avokat në Gjirokastër, denoncon në emisionin ...
Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe ...
Në redaksinë e emisionit “Stop” ka ardhur ankesë nga banor...
Më 1 Qershor 2023 emisioni “Stop” transmetoi denoncimin e ...
SPAK-u është duke hetuar disa afera korruptive në të c...
Një student i Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, de...
Në Tiranë pranohet gjerësisht nëpër biseda të ndryshme, se...
Albana Vokshi e PD-së bëri një denoncim të fortë mbrëm...
Në Dhjetor të vitit të kaluar emisioni “Stop” ishte në Vlo...
Fiks Fare ka ndjekur në vijimësi projektet e qeverisë për ...
Droga në shkolla në Shqipëri është një problem serioz dhe ...
Silard Allushaj tregon, se në vitin 2019 kryen dy vepra pe...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...